Për dialogun e stabilizim-asociimit, 65 zyrtarë “fluturojnë” në Bruksel

BrukseliTakimi vjetor në kuadër të dialogut teknik për stabilizim-asociim midis Kosovës dhe BE-së këtë vit do të mbahet në Bruksel, shkruan sot Koha Ditore.

Delegacioni i Kosovës, i cili do të udhëtojë për herë të parë si pjesë e këtij niveli, do të përbëhet prej 65 zyrtarëve, që vijnë nga 23 institucione publike. Ky takim është planifikuar të jetë treditor, prej 26 deri më 28 janar.

Duke pasur për bazë numrin e zyrtarëve, listën e tarifave të udhëtimit jashtë vendit, si dhe biletat e udhëtimit, buxhetit të Kosovës ky udhëtim do t`i kushtojë rreth 70 mijë euro.

Sado që nuk është bërë i ditur buxheti i planifikuar për këtë vizitë, sipas tarifave, një zyrtari të shtetit vizita njëditore në Belgjikë i kushton 227 euro. /Koha Ditore/

Më Shumë

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit në Prizren, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin se kanë kultivuar bimë të kanabisit, ndërsa...

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit