11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Pesë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Pesë persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë infektuar 353 persona me COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 97 raste, Prizren 54 raste, Gjilan 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Lipjan 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Klinë 12 raste, Podujevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Vushtrri 5 raste, Kamenicë 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.

Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 55.851 persona me COVID-19 dhe 1.410 kanë vdekur.

Sipas IKSHPK-së, gjatë së shtunës janë shëruar 279 pacientë, duke çuar numrin total në 49.269. Janë 5172 raste aktive.

“Flok Art Studio” në Prizren shpall konkurs për 6 vende të punës

 

Më Shumë

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Lajmet e Fundit