9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Pjesëtari i UÇK-së rrëfen çfarë ndodhi në Kumanovë

Një pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka rrëfyer atë që ndodhi mëngjesin e së shtunës n Lagjen e Trimave në qytetin e Kumanovës.

“Në mesin e djemve që ishin aty isha edhe unë”, rrëfen një pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për Gazetën Fjala.

“Ka qene diçka e pa planifikuar. Aty ishim vetëm 10 veta. Ndërsa rreth banimit ton ishin edhe 64 tjerë. Ishim në kurth. Por ishte fati qe disa prej personave nga ne ishim zgjuar”, thotë pjesëtari i UÇK, që deklarohet se mban edhe pozitë të lartë në strukturat udhëheqëse të UÇK.

Ai bënë me dije për Gazetën Fjala se në sulmin e palës maqedonase janë të plagosur vetëm 2 pjesëtarë të UÇK ndërsa nga pala maqedonase së paku 5 janë të vrarë.

Ky pjesëtarë i UÇK bënë me dije se në këtë vend pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kanë filluar të grumbullohen dy ditë më parë por se dikush e ka njoftuar policinë maqedonase pasi që ishte planifikuar që një aksion i pjest të UÇK të bëhet në javen e ardhshme mbi policinë dhe ushtrinë maqedonase.

“Këtu kemi filluar të afrohemi qe dy dit. Por dikush i ka njoftuar policinë pasi ne kemi planifikuar që aksionin ta bënim me datën 12”, bënë të ditur për Gazetën Fjala, një pjesëtarë i UÇK, me pozitë në strukturat udhëheqëse.

Pjesëtari i UÇK bënë me dije se të gjithë shokët e tij janë tërhequr nga lagjja e sulmuar qysh në mesditë.

“Ne jemi tërhequr nga vendi ku ishim në ora 11 kur kanë filluar maqedonasit ti sulmojnë civilët”.

Ai bënë me dije se pas ndarjes në dy grupe kanë arritur të dalin nga rrethimi.

“Njëri grup që katër orë kemi arritur në shtab ndërsa grupi tjetër ku ishte edhe Fadil Fejzullahu ende nuk ka mbërritur”, tregon ai për Gazetën Fjala.

Ky pjesëtar thotë se Fadil Fejzullahu, që u raportua se është vrarë është gjallë.

“Deri në ora 11 Fadili ka qenë gjallë, unë jam përshëndet me të”.

Më Shumë

Biletat për koncertin e Dua Lipës në Kroaci u shitën për 10 minuta

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, Dua Lipa do të performojë në Kroaci në qershor, dhe për vetëm disa minuta ka shitur të gjitha biletat...

Kosova mposht Armeninë

 Franco Foda ka debutuar me fitore në krye të bankinës së Kombëtares së Kosovës. Dardanët mundën në udhëtim Armeninë, me rezultat 0-1, të enjten në...

Lajmet e Fundit