3.8 C
Prizren
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Polici me inicialet Xh.H, dyshohet se i fshihte paratë e ryshfetit në qorape

Disa prej policëve të arrestuar dyshohet se janë korruptuar edhe me një kafe. Por, ka edhe të tjerë që kanë pranuar shuma të mëdha parash.

Sipas dosjes së prokurorisë, vlera e parave që policët kanë pranuar si ryshfet shkon deri në 400 euro.

“Nga hetimet ka rezultuar se fenomeni i marrjes së ryshfetit është aq i përhapur sa që le përshtypjen se pika kufitare nuk është institucion shtetëror, por një zonë private ku të pandehurit në mënyrë flagrante e shkelin ligjin dhe marrin para nga qytetarët gjatë kalimit kufitar. Veprimi i tyre është i pashembullt në aspektin e veprimit pasi që të pandehurit, varësisht prej rastit, marrin ryshfet edhe shuma të vogla që, në rast se nuk do të ishte një shprehi e vazhdueshme, mund të konsiderohej jo-signifikante. Megjithatë, ka raste kur shumat janë të mëdha dhe në disa raste arrijnë deri në 400 euro duke treguar se qëllimi i tyre për të marr ryshfet nuk varej nga shuma që kërkonin apo u ofrohej”, thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Ndryshe, sipas dosjes së prokurorisë, policët përdornin metoda të ndryshme për t’i fshehur paratë e ryshfetit.

Zyrtari policor me inicialet Xh.H, dyshohet se i fshihte paratë e ryshfetit në qorape.

“Rreth orës 13:12 , zyrtari policor Xh.H, ndjerr nga qorapet dicka e që dyshohet paratë e marra më herët nga qytetari, ngrihet nga karriga duke thirur Rreshterin  e i thotë “Mërgim që qitu ni leqenik se ti je (s‘kuptohet) ia dorëzon dhe kthehet sërish në karrige për të regjistruar kalimtarët e tjerë”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Zyrtari tjetër policor, G.A, dyshohet se e fshihte ryshfetin në mes të këmbëve.

“Pasi që përfundon me palën zyrtari policor G.A i kthen dokumentet vozitësit me dorën e majtë i merr atë që kishte shti në mes të këmbëve që dyshohen se janë para dhe i shtinë në gjepin e majtë të pantallonave”, thuhet në dosje.

Polici H.P dyshohet se i fshihte paratë poshtë këmbeve të tij.

“…bën një veprim të dyshimtë ku dyshohet se nxjerr diçka nga dokumentet dhe lëshon poshtë këmbëve të tij (dyshohet të jenë të holla, por vlera e tyre nuk shihet)”, thuhet në dokument.

Tjetri polic me inicialet G.H, i fshihte paratë nën prehër.

“Zyrtari policor G.H vazhdon me kontrollimin e pasaportave dhe dokumentaionit tjetër në Pikë Kalimin Kufitar Qafë Morinë, ku pas pak ato që dyshohen të jenë para dhe të cilat i pranojë nga shoferi i cili kalojë pa u regjistruar, i tërheq nga nën prehri që i kishte lënë dhe i fut në xhepin e jaknes në anën e majtë të tij”.

Ndërkohë, një tjetër polic i fshihte paratë nën letër.  Bëhet fjalë për të pandehurin me inicialet R.T.

“Rreth orës 07:59 i merr paratë që kishte vendos nën letër dhe i fut në xhep, ku i pranishëm ishte edhe zyrtari policor H.P”.

Ndryshe, veprat kryesore për të cilan janë arrestuar zyrtarët policorë dhe ata të doganës, është pranimi i ryshfetit dhe keqpërdorimi i pozitës së tyre zyrtare. Sipas akuzave, me marrjen e ryshfetit, policët e arrestuar kryesisht kanë lejuar kalimin e personave dhe kompanive pa paguar akcizën dhe detyrimet e tjera të parapara sipas ligjeve.

25 prej të arrestuarve kanë dalë dje para gjykatës, të cilëve u është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka njoftuar se aksioni “Pika” është përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës./Gazeta Express

Më Shumë

Flamuri dhe qeni

Ben Blushi Duhet të ketë shumë raste në histori kur qeni ka ngrënë flamurin. Nga natyra qentë kërkojnë gjithmonë të kapin diçka që qëndron më lart...

Kurti: Targat janë teknike, por pasojat janë më shumë se politike

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, sot para deputetëve në Kuvendit të Kosovës, ka folur për dakordinimin e djeshëm në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, rreth...

Lajmet e Fundit