24.6 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Policia: Autostrada nuk është për traktorë e biçikleta

AutostradaPolicia e Kosovës ka identifikuar disa dukuri të rrezikshme, në të cilat kanë hasur patrullat policore të Njësisë për Kontrollin e Autostradës “Ibrahim Rugova”.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, kryesisht tek pjesëmarrësit në autostradë që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor dhe të mos qarkullojnë në këmbë apo me mjete tjera që janë të ndaluara në autostradë.

Sipas policisë, mosrespektimi i rregullave në rrugë ku lejohet zhvillimi i shpejtësisë 130 km/h paraqet rrezik për jetën e qytetarëve sikurse të atyre që shëtisin këmbë po ashtu edhe të drejtuesve të automjeteve tjera.

“NJKA ka evidentuar disa dukurit si shëtitje e qytetarëve këmbë nëpër Autostradë, shëtitja me biçikleta, ndalje auto-stop, futja e kafshëve për kullos në zonën e rrethuar, kositja e barit në zonën e rrethuar; qarkullimi me mjete bujqësore (traktor etj.), dhe në çdo hyrje dalje të Autostradës janë të vendosura shenjat të cilat ndalojnë qarkullimin në këmbë, me biçikleta, me mjete bujqësore dhe auto-stop, por disa nga qytetarët nuk po ju përmbahen respektimit të shenjave të komunikacionit rrugor”, thuhet në komunikatë.

Po sipas saj, vjedhja e rrethojës së Autostradës ka mundësuar hyrjen e kafshëve të ndryshme brenda rrethojës dhe si pasojë e kësaj janë rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion, madje ka pasur disa aksidente të trafikut ku veturat janë përplasur me kafshë (qen endacak dhe kafshë të egra).

Sipas policisë, veprimet e tilla jo ligjore paraqesin rrezik të madh për pjesëmarrësit e komunikacionit në Autostradë.

Më Shumë

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje në stacionin policor në Suharekë

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rastin e ka konfirmuar për...

Magjia e Disney-t zbret në Prizren

Mbrëmë në qendrën e Prizrenit u mbajt Dream Festival, një ngjarje e veçantë që solli atmosferën e Disney-t për fëmijët dhe familjet e tyre....

Lajmet e Fundit