Policia bastis 6 shtëpi në Suharekë, sekuestron armë

Me qellim të krijimit të një ambienti të sigurt dhe pa armë, është hartuar një plan veprimi i cili është vënë në zbatim rreth orës 06:30 minuta nga Hetimet Rajonale të Prizrenit të mbështetur edhe me njësite tjera policore, kanë kryer një operacion i cili ka pasur për qellim sekuestrimin e armëve ilegale.

Sipas policisë, janë bastisur katër shtëpi banimi në fshatin Mushtisht dhe dy të tjera në fshatin Dellovc.

Në një shtëpi është gjetur dhe sekuestruar: një kallashnikov me 29 fishekë dhe në një shtëpi tjetër një pistoletë TT M-57 me gjashtë fishekë dhe një karikator i zbrazët i kallashnikovit.

Janë sjell në polici katër persona për t’u pyetur, ndërsa tre të tjerëve u është lënë thirrja për ditën e nesërme.

Operacioni ka qenë i koordinuar me prokurorin e shtetit dhe gjykatën themelore. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

Lajmet e Fundit