Policia shpëton pesë kosovarë nga mbytja

Sipas informacioneve të fundit të policisë lokale, 5 të rinjtë kishin dalë në det me një mjet lundrues tip pedalinë. Personat në fjalë, sipas policisë, janë të moshave 14, 16, 17, 19 dhe 22 vjeç.

Pasi janë përcjellë në breg, ata janë shoqëruar në qendrën më të afërt shëndetësore për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Prania policore në plazh ishte në kuadër të planit për sigurinë e sezonit turistik, të shpallur pak ditë më parë nga ministri i Brendshëm në Shëngjin./Top Channel/

Më Shumë

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit