Politikanët dyshohen për pastrim parash

Pushteti e shton luksin me paratë e taksapaguesve kosovarë

Thellohet pabarazia ekonomike, pushteti pasurohet, populli varfërohet

Duke e komentuar rritjen e vlerës së patundshmërive nga ana e qeveritarëve kosovarë në deklarimin e pasurisë, deputeti Muharremi, tha se qëllimi i tyre është që nëse një tokë e ka vlerën 300 euro ata pushtetarë ia rrisin çmimin në mënyrë që të bëjnë pastrimin e parave të pista gjatë kohës sa kanë qenë nëpër pozita kyçe

Që nga koha kur jemi “çliruar”, nga okupatori serb, për 16 vjet në Kosovë në vend se të ketë një zhvillim ekonomik si një vend i porsadalë nga lufta shkatërrimtare, për fat të keq po thellohet pabarazia ekonomike. Kjo pasi politikanët tanë dhe pushtetarët dita ditës po pasurohen, kurse populli po varfërohet.

Sipas analistëve e deputetëve, nuk është e drejtë që shumica e qeveritarëve të kenë nga disa vende pune, siç e kanë paraqitur ata në Agjensionin Antikorrupcion të Kosovës, ndërkohë që shumica e popullit po jeton në varfëri.

Analistët vlerësojnë se ka nevojë imediate që të rregullohet procesi i vlerësimit të pasurisë së deklaruar. Ndërsa, Hasan Preteni, kryetar i Agjensionit Anti Korrupsion të Kosovës, ka njoftuar se të gjitha këto punësime që po ndodhin janë në saje të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit që është në fuqi që nga viti 2011.

“Po shpresojmë që me ndryshimet dhe plotësimet e bëra në Projektligjin e ri për këtë fushë që është në procedurë e sipër në Kuvendin e Kosovës, më nuk do të tolerohen këso rastesh, sikurse që kanë ndodhur deri tani me ligjin e vjetër që po e mundë- son këtë”, tha ai…/kosova sot/

Më Shumë

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

“Kjo krizë nuk është e re, ka filluar që në shkurtin e 2025-s”, Abrashi kritikon opozitën për bllokim të proceseve

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar opozitën se po bllokon institucionet dhe po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Abrashi tha se...

Lajmet e Fundit