Një shpërthim i papritur ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në laboratorin e biologjisë të shkollës “Nazim Kokollari” në lagjen ‘Dardania’ të Prizrenit.
Ngjarja ka shkaktuar dëmtime në sistemin e ujësjellësit dhe rrjedhje të madhe uji që ka depërtuar deri në katin e parë të objektit.
Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka konfirmuar incidentin dhe ka sqaruar shkakun e tij.
“Dëmi është shkaktuar si pasojë e shtypjes së lartë të ujit, që ka shkëputur një nga lidhjet e tubacionit”, tregon ajo për TV Prizrenin.
Veselaj-Gutaj ka siguruar se mësimi po vazhdon pa ndërprerje.
“Pavarësisht dëmtimit, mësimi po zhvillohet normalisht dhe nuk ka rrezik për nxënësit apo stafin”.
Sipas saj, ekipet komunale janë angazhuar menjëherë për të zgjidhur problemin.
“Ekipet e Drejtorisë së Arsimit, së bashku me operatorët përkatës, janë duke punuar për sanimin e problemit dhe për garantimin e sigurisë në objekt”, ka shtuar ajo.
Ngjarja ka nxitur reagime nga prindërit e nxënësve dhe përfaqësues të partive politike, të cilët kanë kërkuar transparencë dhe përgjegjësi për cilësinë e punimeve në objektin e ri.
Objekti i shkollës “Nazim Kokollari” është inauguruar më 10 shtator të këtij viti, si pjesë e një investimi të Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren