Pritjet e mërgimtarëve në pikat kufitare

Edhe sot, mërgimtarët po përballen me pritje në hyrje-dalje të pikave kufitare.

Në Merdare, kolona aktualisht është 800 metra, e pritjet për të dalë janë deri në 2 orë e gjysmë, derisa në hyrje 25 deri në 30 minuta.

Kolona ka edhe në Jarinje, ku gjatësia e kolonës ka arritur në 1 mijë metra. Atje pritjet në dalje janë një orë, e në hyrje 3-5 minuta.

Pritje një orëshe ka edhe në dalje të pikës kufitare në Muçibabë dhe te Dheu i Bardhë. Në hyrje nga pesë deri  20 minuta.

 

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Lajmet e Fundit