10.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Prizren, 147 kallëzime penale për dhunën në familje

Në Prokurorinë Themelore në Prizren, është mbajtur takimi i rregullt i grupit koordinues me akterët të cilët merren me trajtimin e rasteve dhe veprave penale të dhunës në familje, brenda kompetencës së kësaj prokurorie.

Në këtë takim thirrur dhe organizuar nga prokurorja dhe koordinatorja për rastet e dhunës në familje znj. Mehreme Hoxha, ishin të pranishëm përfaqësues nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale, mbrojtës të viktimave, zyrtarë nga Shërbimi Sprovues, përfaqësues nga Strehimorja, nga Zyra për Ndihmë Juridike Falas si dhe përfaqësues nga OSBE.

 

Në këtë takim u diskutua rreth rëndësisë së kualifikimit dhe cilësimit të veprave penale që ndërlidhen me definicionin e dhunës në familje sipas Udhëzimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës. Në këtë aspekt u theksua edhe çështja e vendosjes në SMIL dhe në Data Bazë e lëndëve që kanë të bëjnë me dhunë në familje me kualifikime përkatëse, sipas udhëzimit në fjalë.

Gjithashtu, nga zyrtarët policor u kërkua që hartimin e kallëzimeve penale lidhur me këto raste ta bëjnë në mënyrë sa më profesionale, dhe kjo të bëhet nga zyrtarë të cilët janë të trajnuar për këto raste si dhe të vlerësohet rrezikshmëria e viktimës në mënyrë që të ndërmerren masa adekuate për mbrojtje të viktimës.

Koordinatorja për rastet e dhunës në familje Mehreme Hoxha, theksoi se në Prokurorinë Themelore në Prizren, gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2021 janë pranuar 147 kallëzime penale për rastet e dhunës në familje, ndërsa lidhur me këto raste janë ngritur gjithsej 152 aktakuza.

Në fund të takimit, të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan se do të vazhdojnë bashkëpunimin me kapacitetet ekzistuese për trajtimin me prioritet të rasteve të dhunës në familje. /PrizrenPress.com/ ?

Më Shumë

Dr. Edlira Gashi- Batiu anëtarësohet në Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren Artan Abrashi dhe deputeti Arbër Rexhaj kanë mirëpritur anëtarësimin e Dr. Edlira Gashi- Batiu. “Ajo ka përfunduar Fakultetin e...

Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti...

Lajmet e Fundit