22.8 C
Prizren
E premte, 25 Qershor, 2021

Prizren: Dëgjohet CD-ja e propozuar nga pala e dëmtuar në rastin ku i akuzuar është deputeti Adem Hoxha

Në Gjykatën Themelore në Prizren, ka vazhduar seanca e shqyrtimit kryesor ndaj Adem Hoxhës, deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili akuzohet për sulm dhe kanosje.

Ky shqyrtim  gjyqësor është duke u zhvilluar në dëgën e Gjykatës Themelore të Prizrenit në Dragash, mirëpo për shkak të mungesës së mejteve teknike për dgjimin e CD-së në objektet e degës së Gjykatës në Dragash, seanca sot është mbajtur në objektin e Gjykatës Themelore në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fillim të seancës, i akuzuzri Adem Hoxha, deklaroi se e kutpon aktakuzën dhe nuk e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën po akuzohet.

Pas deklarimit të të akuzuarit, u bë dëgjimi në audio i CD-së së propozuar si provë nga pala e dëmtuar Fatir Berzati dhe Berzat Berzati.

Pas dëgjimit të CD-së, prokurori Ramadan Koro, deklaroi se përmbajtja e CD-së ishte në gjuhën boshnjake dhe se ai nuk e zotëron këtë gjuhë, për këtë arsye para se të deklarohet në lidhje më të, duhet që pëmbajtja e të njëjtës të përkthehet në gjuhën shqipe.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit, avoakti Hajrip Krasniqi, deklaroi se fillimisht 4-5 minutat e parë të CD-së nuk dëgjohen fjalët, po ashtu nuk dihet se ku është bërë ky video incizim, pasi që sipas tij nuk ka kurrfarë date dhe vendi të specifikuar ku është bërë dhe se nuk dihet se kush ka folur në këtë CD, sepse në incizim dëgjohen vetëm zëra pa u personalizuar personi.

Andaj sipas avokatit Krasniqi, nga kjo provë nuk mund të vërtetohet të ketë qenë prezent aty i akuzuari dhe nuk mund të vërtetohet se cilët persona tjerë kanë qenë prezent aty.

Edhe i akuzuari Adem Hoxha, e përkrahi në tërësi fjalën e mbrojtësit të tij.

Pas dëgjimit të CD-së dhe deklarimeve të palëve, gjyqtari Luan Berisha njoftoi se seanca e sotme ndërpritet dhe e njëjta do të vazhdoi me 27.10.2020 në ora 10:00 në Gjykatën Themelore në Prizren, dega Dragash.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 20 shkurt 2018 nga Prokurori Themelore në Prizren, Adem Hoxha akuzohet se më 26 nëntor 2017, në selinë e Partisë së Bashkuar Gorane (JPG), në Dragash, me dashje përdor forcë ndaj personit tjetër, pa pëlqimin e atij personi.

Në aktakuzë thuhet se ngjarja ka ndodhur në atë mënyrë, që derisa të dëmtuarit Berzat Berzati dhe Fatir Berzati, kishin shkuar në selinë e partisë, ku fillimisht e kishin përshëndetur kryetarin e partisë, tani të pandehurin Adem Hoxha, ku ky i fundit i është drejtuar me fjalët “ti nuk meriton të më përshëndetësh mua”.

Gjithnjë sipas aktakuzës, gjatë bisedës i pandehuri Adem Hoxha është ngritur nga ulësja dhe i është drejtuar tashmë të dëmtuarit Berzat Berzati “ti del në rrugë, sepse nuk je anëtar i partisë dhe nuk ke të drejt të qëndrosh aty”.

Sipas aktakuzës, i dëmtuari Berzati duke dal jashtë, goditet me shqelma mbrapa nga i pandehuri dhe më pas ai e godet me grushte dhe shuplaka në fytyrë edhe të dëmtuarin Fatir Berzati.

Bazuar në aktakuzë, me datën, kohën dhe vendin e përshkruar si më lartë, i pandehuri Hoxha, seriozisht i kanos të dëmtuarit Fatir dhe Berzat Berzati, me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe.

Sipas aktakuzës, kanosja bëhet në atë mënyrë që u drejtohet me fjalët “ty dhe vëllain tënd kam me ju zhduk, ju keni me qenë shembull për të tjerët, familja ime është e rrezikshme” dhe kishte vazhduar me tutje me fjalët “ti dhe vëllau yt do ta mbani në mend se kush është Adem Hoxha, he ja u q***n***, r*** ”, gjë që, sipas prokurorisë, tek të dëmtuarit ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të miratohen sot, vendoset për dasmat dhe mbrëmjet e maturës

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e saj të radhës, raporton Gazeta Sinjali. Në mesin e 28 pikave që do të diskutohen në këtë...

Gazeta franceze në vitin 1989: Reagimi i Kadaresë ndaj shkrimtarit serb mbi origjinën e shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja, Francë – 20 Qershor 2021 “Le Monde Diplomatique” ka botuar, në tetor të 1989, reagimin e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare ndaj shkrimtarit...

Vazhdojnë punimet në rregullimin e hapësirës përgjatë lumit “Mirusha” në Malishevë

Punimet në rregullimin e hapësirës përgjatë lumit Mirusha në qytetin e Malishevës, apo rregullimi shëtitores dhe shtegut për biçikleta, janë duke vazhduar sipas planifikimit...

Temperaturat sot arrijnë deri në 37 gradë Celsius

Deri në fundjavë moti në Kosovë do të mbetet shumë i nxehtë. Të dielën do të ketë rënie të  temperaturave, por nxehtë. Të shtunën...

Roma pas Sergio Ramos

Sergio Ramos do të largohet nga Real Madridi pasi kontrata e tij me gjigantët e La Ligas skadon në fund të muajit. Ai ka qenë...

BioNTech e dërgon në fazën e dytë, vaksinën e saj të parë kundër kancerit

Në 2019, BioNTech ishte e përqendruar në zbulimin e vaksinës kundër kancerit, para se të katapultohej në skenën botërore me vaksinën e saj kundër...

A ka kryer marrëdhënie me Feron në ashensor? Roza Lati sqaron: E kam takuar…

Roza Lati njihet për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe për pozat provokuese në rrjetet sociale. Së fundmi, moderatorja e njohur është “thumbuar”...

Haskuka përuron tri fusha sportive në lagjen “Ortakoll”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Arhim Ajazi sot kanë bërë përurimin...

E kërcënon me thikë dhe më pas ia vjedh biçikletën në Prizren

Raste të shpeshta të grabitjes po krijojnë pasiguri tek qytetarët. Një gjë e tillë ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Burimet e Sinjalit brenda Policisë kanë...

Habit moderatorja: ‘E refuzova yllin e Real Madridrit”

Moderatorja Gea Braha ishte e ftuar në emision sportiv ‘Top Arena’, që i dedikohet totalisht Kampionatit Europian 2021. Braha e nisi karrierën e saj si...

Sulmohet fizikisht një doktoreshë në Dragash

Specializantët e Gjinekologjisë kanë reaguar në lidhje me një sulm fizik e verbal që sipas tyre, ka ndodhur ndaj doktoreshës, Besa Kolloni. Në emër të...

Sulmohen fizikisht dy nxënës në Suharekë, ja çka ndodhi me katër të dyshuarit

Në rrugën “Luigj Gurakuqi” të Suharekës, dje rreth orës 11:00, dy nxënës kanë kërkuar ndihmë për trajtim mjekësor pranë spitalin e Prizrenit, për shkak...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova” afër Prizrenit dhe Suharekës

Në autostradën “Ibrahim Rugova” konretisht në rrugën Prizren-Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve. Si pasojë janë lënduar dy persona. Policia njofton se...

Bayern Munich synon transferimin e yllit të Holandës që po shkëlqen në EURO 2020

Holanda e ka nisur shumë mirë Euro 2020. Dy fitore në dy ndeshjet e para dhe një nga të paktat skuadra si ka siguruar...

Xhavit Haliti për dialogun: Të ulemi me BE-në e SHBA-në, t’i hedhim të gjitha letrat në tavolinë

Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, subjekt ky më i madhi opozitar në Kuvendin e Kosovës, thotë se qeveria aktuale e vendit...

“E pashë unë i pari…” – Plas sherri për femra në plazh, dy vëllezërit nga Kosova zihen me grushta me vëllezërit në Shëngjin

Konflikti mes disa djemve për femrat në plazh është përshkallëzuar duke përfunduar në dhunë fizike mes disa djemve në Lezhë. Dy vëllezër nga Kosova të...

Lajmet e Fundit