33.8 C
Prizren
E enjte, 29 Korrik, 2021

Prizren: Është mbajtur shqyrtimi i dytë fillestar kundër të akuzuarve për veprën penale mashtrimi

Në Gjykatën Themelore në Prizren është mbajtur shqyrtimi i dytë fillestar kundër Mirjeta Zylfiu dhe Jesmiri Ponik, të cilit po akuzohen për veprën penale mashtrimi.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Milot Krasniqi, të akuzuarit Mirjeta Zylfiu dhe Jesmiri Ponik, deklaruan se nuk e pranojnë veprën penale e cila u vihet në barrë.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Luan Berisha konstatoi se nga shqyrtimi i parë fillestar e deri në shqyrtimin e dytë, nuk ka pranuar asnjë kërkesë me shkrim për hudhje të aktakuzës e as kundërshtim të provave, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas kësaj, mbrojtësi i të akuzuarës Mirjeta Zylfiu, avokati Ermira Gavazaj-Gashi, deklaroi se sot ka marr autorizimin gojor nga ana e të akuzuarës, duke shtuar se kundërshton në tërësi aktakuzën e prokurorisë me arsyetimin se është e pa bazuar dhe e pa argumentuar.

E akuzuara Mirjeta Zylfiu e mbështeti në tërësi deklaratën e avokatës Gashi.

Lidhur me këtë, prokurori Krasniqi kundërshtoi pretendimet e mbrojtjes lidhur me kërkesën për hudhje të aktakuzës, duke shtuar se aktakuza është e bazuar në fakte dhe prova të besueshme, duke propozuar që gjykata të cakton shqyrtimin gjyqësor.

Pas kësaj, gjykatësi Berisha merr vendim për refuzimin e kërkesës nga mbrojtësi i të akuzuarës Mirjeta Zylfiu, avokatja Gashi, lidhur me hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Në këto rrethana, avokatja Gashi kërkoi formë të posaçme të aktvendimit mbi refuzimin e kërkesës në fjalë.

Nga ana tjetër, i dëmtuari Sabit Krasniqi deklaroi që sot publikisht e njofton prokurorin Krasniqi se nga 16 shtatori kur ka qenë shqyrtimi i parë, e deri më sot vazhdimisht dhe në mënyrë permanente ka marr telefonata kërcënuese.

“Më 14 tetor 2020, derisa kam qenë duke rihapur lokalin e një shokut tim Alush Kryeziu, nga fshati Lubiqevë Komuna e Prizrenit, ka ardhur i akuzuari Jesmiri Ponik, ka hyrë në lokal dhe më është drejtuar me fjalët më banale dhe atë ‘ti shker*ej robt’, ka marr shtekën e bilardos, ka tentuar të më godas me të, por miku im Alush Kryeziu nuk e ka lejuar ku pastaj më ka thenë ‘ja unë ja ti’ ”, deklaroi i dëmtuari Sabit Krasniqi.

Për të gjitha këto kërcënime, mbrojtësi i të dëmtuarit Sabit Krasniqi, avokati Blend Gjini deklaroi se këtë rast e kemi paraqitur në stacionin policor në Prizren.

Pas këtyre, gjykatësi Berisha njoftoi se shqyrtimi i sotëm përfundon, ndërsa pas plotfuqishmërisë të aktvendimit mbi refuzimin e kërkesës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimit të provave, gjykata do të procedojë në këtë çështje penale.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, i përpiluar më 24 qershor 2020, të pandehurit Mirjeta Zylfiu dhe Jesmiri Ponik, po akuzohen se nga muaji shtator i vitit 2016 e deri në muajin tetor të vitit 2019, në vazhdimësi, duke vepruar në bashkëveprim dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, duke i fshehur faktet e mashtrojnë të dëmtuarin Sabit Krasniqi, nga fshati Lubiqevë, Komuna e Prizrenit.

Duke i premtuar fillimisht fejesë e më pas martesë të rrejshme me një vajzë që në realitet nuk ekziston me emrin Blerta Berisha nga fshati Xërxe, Komuna e Rahovecit, kinse me vendbanim në Zvicër, thuhet në aktakuzë.

Tutje, sipas aktakuzës, nga i dëmtuari Sabit Krasniqi përfitojnë para të gatshme në vlerë prej 5.200 euro, të cilat i dëmtuari ua paguan në disa pjesë të pandehurve me destinimin për ta ndihmuar financiarisht për shërimin nga kanceri Arbëresha Berishën, motrën e Blerta Berishës, bashkëshortes së tij të ardhshme.

Sipas aktit akuzues, të pandehurit Mirjeta Zylfiu dhe Jesmiri Ponik, fejesën dhe martesën e premtuar nuk ia rregullojnë të dëmtuarit Sabit Krasniqi, e as paratë e marra për këtë qëllim nuk ia kthejnë, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material.

Me këto veprime, të pandehurit Zylfiu dhe Ponik, po akuzohen se kanë kryer veprën penale: Mashtrimi, nga neni 323 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Prizren:Sulmoi gruan dhe vëllain nën ndikimin të alkoolit e drogës

Një person nën ndikimin e alkoolit dhe substancave narkotike ka sulmuar fizikisht gruan e tij dhe vëllain. Rasti ka ndodhur një ditë më parë në...

Fshatra të rrafshuar, përmbytjet në Indi shkaktojnë mbi 170 viktima

Përmbytjet në Indi kanë shkaktuar mbi 170 të vdekur. Në shtetin indian të Maharashtrës raportohet se si pasojë e shirave dhe rrëshqitjeve të tokës...

Varroset Kujtim Kastrati nga Rahoveci,familjarët: Kjo nuk është tragjedi vetëm e jona, por edhe e kombit

Është varrosur, Kujtim Kastrati, bashkatdhetari që humbi jetën në aksidentin e javës së kaluar në Kroaci.Familjarë, miq dhe qytetarë janë mbledhur në Malësi të...

MKRS: Majlinda Kelmendi, krenaria e shtetit tonë

Majlinda Kelmendi është ndalur në luftën e parë në garën e xhudos në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Të dielën në Nippon Budokan, Majlinda ka...

Mposhtet Akil Gjakova, mbetet pa medalje

Xhudisti kosovar Akil Gjakova është mposhtur nga azerbajxhanasi Rustam Orujov duke e humbur kështu mundësinë që ta fitoj medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike...

Djali i shoferit që vdiq në aksidentin në Kroaci: 3-4 ditë rrugë, veç në mbrëmje kanë pushuar

Adhurim Sylmetaj (i biri i Naser Sylmetajt), shoferit të autobusit i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident në Kroaci, ka thënë se babai...

Punonjëset e seksit më të vjetra në Amsterdam, që kanë ‘shërbyer’ mbi 300,000 burra

Motrat binjake Louise e Martine Fokken janë tashmë punonjeset më të moshuara të seksit në Amsterdam, me gjysmë shekulli eksperiencë në industrinë e seksit,...

Sot përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se sot do të përurohet shtatorja e ikonës të futbollit shqiptar, Fadil Vokrrit. Përurimi do të bëhet në...

Katër persona rrahen mes vete në Suharekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje, katër persona janë rrahur mes vete në Suharekë. Rasti ka ndodhur dje rreth orës...

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Ukë Bytyqi”, në Prizren. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi...

Vetura godet këmbësorin në Prizren, dërgohet në spital

Një aksident trafiku mes të një veture dhe një këmbësori ka ndodhur dje rreth orës 16:40 në Prizren. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka...

Policia kroate: Identiteti i të gjitha viktimave është zbuluar, shoferi është dërguar në burgun e Pozhegës

Policia kroate ka dal me disa informacione të reja në lidhje me aksidentin tragjik në Slavonski Brod, ku vdiqën 10 persona dhe u lënduan...

Njëri nga pasagjerët e autobusit që u përmbys: Pashë njerëz të vdekur nëpër livadh, njerëz pa krah, pashë gjithçka

Një nga udhëtarët e autobusit që doli nga autostrada afër qytetit Slavonski Brod në Kroaci këtë mëngjes dhe u përmbys duke i lënë të...

Mytaher Haskuka do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Prizrenit

Mytaher Haskuka sipas të gjitha gjasave edhe për një mandat do t’i hyjë garës për kryetar të Prizrenit. Gazeta Blic ka marrë vesh se në...

Rrahje ndërmjet dhjetë personave në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar për në rast rrahje që ka ndodhur në mes dhjetë meshkujve, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur. Të lënduarve i...

17 vjeçarja rrihet për vdekje nga familjarët, veshi xhinse në ritualin fetar në Indi

Një vajzë adoleshente është rrahur për vdekje nga familjarët e saj në Indi, pasi sipas raportimeve erdhi e veshur me xhinse në një ritual...

Lajmet e Fundit