Prizren, Haskuka në telashe pasi që Kuvendi nuk ia miraton buxhetin

“Buxhet i asfaltit e kubëzave”, “buxhet i fushatës e i partisë”, “buxhet i tenderëve”.

Nën këto akuza dhe arsyetime opozita e Prizrenit nuk e ka votuar buxhetin e Prizrenit në mbledhjen e sotme të asamblesë Komunale.

Në një diskutim të gjatë, partitë opozitare nuk e votuan propozim-buxhetin e prezantuar nga kryetari i Komunës Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e financave.

 

Opozita u ankua se Haskuka dhe drejtoresha e financave nuk i kanë përfshirë në propozim – buxhet kërkesat dhe propozimet e tyre, duke e akuzuar Haskukën për investime në zona të caktuara “me qëllime elektorale”.

Kurse Haskuka u ankua se Komuna e Prizrenit nuk po përfillet nga pushteti lokal respektivisht sipas tij në dy vite 38 kërkesa të Komunës për shpallje të interesit nacional të disa parcelave nuk janë votuar në qeveri, “kurse Bali Muharremaj të Suharekës brena 30 ditëve në qeveri është votuar kërkesa e tyre”, tha Haskuka.

Tashmë kur qeverisja e Prizrenit me kryetarin Mytaher Haaskuka, nuk e kanë shumicën e votave në asamblenë komunale dhe shpresa e vetme e Haskukës për kalimin e buxhetit ishin votat e asamblistëve opozitarë.

Në shkurt të këtij viti, pas përplasjeve ndërmjet partnerëve të koalicionit në Prizren, opozita ia kishte rrëmbyer Haskukës pozitën e kryesuesit të Asamblesë.

Opozita e përbërë nga PDK, LDK, Nisma e AAK kanë shumicën në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, votat e të cilëve tashmë janë bërë vendimtare për pothuajse secilin vendim që diskutohet./Kallxo.com/

Prizren, Haskuka në telashe pasi që Kuvendi nuk ia miraton buxhetin

Më Shumë

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Lajmet e Fundit