16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Prizren: Paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm seksual

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit për sulm seksual ndaj viktimës femër.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren, Ramadan Koro.

I dyshuari ishte arrestuar me 27 prill dhe me urdhër të prokurorit ishte dërguar në mbajtje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, prokurori Koro gjithashtu bëri të ditur se Gjykata e Prizrenit e ka caktuar edhe masën e ndalimit të afrimit ndaj personit të caktuar, ndaj të dyshuarës për sulm fizik ndaj viktimës femër.

E njëjta poashtu ishte arrestuar më 27 prill, pasi dyshohet se afro një javë më parë, në fshatin Lubiqevë, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar për të dy rastet e arrestimit të lartpërmendurve ./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Lajmet e Fundit