6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Prizren, shtetasi i Shqipërisë dënohet me 600 euro pasi e pranoi se ia dha policit kufitar 10 euro ryshfet

Shpëtim Jonuzi nga Shqipëria është dënuar me 600 euro pasi e ka pranuar fajësinë  për dhënie të 10 eurove ryshfet një polici në kufi me Kosovën. Fillimisht, ai është dënuar me gjashtë muaj burgim dhe 200 euro gjobë por me pajtim të akuzuarit dënimi është i konvertuar në gjobë.

Vendimi është marrë të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren kur akuzuari e ka pranuar fajësinë pasi është konsultuar me Muhamet Shalën, avokat mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare ndërsa propozimin nuk e ka kundërshtuar as prokurori Genc Nixha.

Kryetarja e trupit gjykues Ajser Skenderi fillimisht të akuzuarin Jonuzi e dënoi me gjashtë muaj burgim dhe 200 euro gjobë. Por, me pëlqimin e të akuzuarit, dënimi me burg iu zëvendësua në dënim me gjobë në lartësi prej 600 euro në të cilën dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, sipas aktgjykimit, i akuzuari obligohet të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë paushallin gjyqësor në shumë prej 50 euro ndërsa shumën prej 50 euro për fondin e kompensimit të viktimave.

Sipas aktakuzës, Shpëtim Jonuzi ngarkohet se më 5 korrik të vitit.02021 rreth orës 21:10 në pikë kalimi kufitar në Vërmicë, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ky i fundit të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që deri sa ishte duke udhëtuar nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës përmes autobusit të agjensionit “XXL Travel” me ç’ rast pasi që zyrtari policor F.Krasniqi verifikon ndalesën hyrëse të bashkëshortes së tij Luljeta Jonuz, i pandehuri në atë moment nxjerr nga xhepi një kartëmonedhë në shumë prej 10 euro dhe ia ofron policit kufitar i cili njofton mbikëqyrësin e tij.

Tutje sipas akuzës, i njëjti ndalohet nga policia dhe i janë sekuestruar përkohësisht dokumentet personale, së bashku me kartëmonedhën në shumën prej 10 euro.

Dhe me këtë sipas prokurorisë, i akuzuari Jonuzi ka kryer veprën penale “dhënia e ryshfetit” nga neni 422 par 1 të Kodit Penal, ku dënimi parashihet me gjobë dhe me burgim deri në 5 vjet./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Kurti: Një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret kundër civilëve

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve...

Mbi 50 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Në Barometrin e Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë,...

Lajmet e Fundit