11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Prizren/ Vozitësi dyshohet se i dehur goditi për vdekje motoçiklistin

Gjykata e Prizrenit ka njoftuar se ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit K. G., nën dyshimet se në gjendje të dehur ka goditur motoçikletën ku si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur viktima A.B.K.G., po dyshohet se ka kryer veprat penale rrezikimi i trafikut publik dhe ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur.

Sipas Prokurorisë, me datë 12 shtator në orët e mbrëmjes, në rrugën lokale Suharekë – fshati Peqan, i pandehuri K.G., nga pakujdesia me të arritur në hyrje të fshatit me anën e majtë të pjesës se parë të automjetit goditet në pjesën anësore të motoçikletës të cilën ka qenë duke e drejtuar tani i ndjeri A.B., i cili ka qenë duke lëvizur nga drejtimi i kundërt fshati Peqan – Suharekë dhe si pasojë e kësaj ngasësi i motoçikletës mbetet i vdekur në vendin e ngjarjes.

“K.G., ka drejtuar automjetin në gjendje të paaftë, në ndikim të alkoolit, sipas alkool testit ka rezultuar se ka 1.11% promil, me ç’rast shkaktohet aksidenti që rezulton me vdekjen e viktimës A.B.”, thuhet më tej në njoftimin e gjykatës.Masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit K.G., do të llogaritet nga data e arrestimit 12 shtator 2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 12 tetor 2021.Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku se i njëjti mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, me çka do të pamundësonte zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është...

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Lajmet e Fundit