Prizreni me aksion për dhurim të gjakut, aktiviteti vazhdon gjatë gjithë verës

Sot në Sheshin e Shatërvanit, një ditë para festës së 1 Majit po qëndron qendra mobile e Transfuzuonit të Gjakut, në pritje të qytetarëve vullnetmirë për t’iu bashkuar këtij aktiviteti.

Në një prononcim për Klan Kosovën, menaxherja për Promovim të Dhurimit Vullnetar të Gjakut, Albana Gashi, tha se ky aksion që ka filluar do të vazhdojë gjatë gjithë Muajit të Ramazanit por edhe gjatë gjithë sezonit të verës marrë parasysh se përshkak të pushimeve të sezonit, fluksi i qytetarëve është më i lartë.

Gashi mes tjerash tha se numri i dhuruesve është i kënaqshëm dhe shpresojmë që deri në fund të ditës, kur edhe përfundon ky aksion, kjo shifër pritet të rritet.

Përveç Prizrenit qendra për dhurim të gjakut do të bartet edhe nëpër qytete të tjera të Kosovës.

Kurse, derisa po vazhdon pritja për dhurimin e gjakut, në Sheshin e Shatërvanit, po vazhdojnë edhe punimet në riparimin e hapësirës së kësaj zone e cila edhe sot është mjaftë e frekuentuar nga qytetarët.

Më Shumë

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit