23.4 C
Prizren
E martë, 11 Maj, 2021

Promovohet botimi i veprës së plotë të Anton Çettës

I botuar para më shumë se një muaji, kompleti 13-vëllimësh me veprën e Anton Çettës është promovuar sot në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Në vazhdën e aktiviteteve përkujtimore në “Muajin e Anton Çettës”, promovimi i veprës së plotë është cilësuar si vlerësim institucional i kontributit të gjerë të mbledhësit të folklorit dhe misionarit të pajtimit të gjaqeve.

E financuar nga Ministria e Arsimit në vlerë prej 42 mijë eurosh, vepra ishte gati për botim qysh në vitin 2015 nga Dega e Folklorit pranë Institutit Albanologjik të Prishtinës.

I pranishëm në përurim ishte edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka përgëzuar ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi, që e bëri realitet botimin e veprës së Çettës.

“Ai është një personalitet me emrin e të cilit identifikohen epokat sepse me jetën e tij bëri histori”, ka thënë mes të tjerash Hoti.

Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar edhe e bija e Anton Çettës, Donika Çetta-Junçaj.

“Ky muaj i dhembjes dhe pikëllimit për familjen tonë sivjet erdhi më ndryshe”, ka thënë ajo teksa ka falënderuar angazhimin e Qeverisë së Kosovës për botimin e kompletit të veprave.

Ndryshe, kompleti i veprave të Anton Çettës, i përgatitur nga Dega e Folklorit pranë Institutit Albanologjik të Prishtinës, përbëhet nga: “Krijime poetike për fëmijë në prehër të gjyshes – Vjeti gazmuer”, “Nga folklori ynë I – Përralla e gojëdhëna”, “Nga folklori ynë II – Kallëzime dhe përrallëza”, “Nga folklori ynë III – Pleqni dhe tregime etnografike”, “Nga folklori ynë IV”, dy vëllime me “Kërkime folklorike”, “Balada dhe legjenda”, “Këngë kreshnike I”, “Materiale të ndryshme ‘Varia’”, “Të tjerët për veprën e Anton Çettës”, “Anton Çetta dhe aksioni i pajtimit të gjaqeve” dhe “Intervista dhe letërkëmbime”.

Më Shumë

Ylli për të shkruar historinë, Peja për ta ngushtuar epërsinë, takohen sot në përballjen e tretë të finales

Sot do të zhvillohet përballja e tretë e finaleve të “Play-offit” në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit, raporton...

Momenti kur policia arreston disa të rinj në Prizren

Një përleshje fizike mes disa të rinjve ka ndodhur pak më parë në qytetin e Prizrenit. Pas kësaj përleshje fizike është nevojitur edhe ndërhyrja e...

Aksident mes tri veturave në Prizren, lëndohen 2 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 16:20 në Prizren, raporton PrizrenPress Policia njofton se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura...

Qeveria Kurti miraton programin qeverisës

Kabineti qeveritar ka miratuar programin qeverisës për vitet 2021-2025. Ministri Goran Rakiq ishte i vetmi që ka abstenuar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar...

Përleshje në një lokal në Prizren, menaxheri ndërhyn për pajtim por e godasin edhe atë

Pasditen e së shtunës është menaxheri i një lokali në Prizren është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, pasi dy persona ishin përleshur mes...

Behrami mendon tërheqjen nga futbolli

Pas 18 viteve të luajtura në nivele të larta, Valon Behrami po mendon t’i jap fund karrierës futbollistike. Mesfushori nga Kosova që aktivizohet me skuadrën...

Anton Quni përkujton ‘Drinin’

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni, ka përkujtuar Ekrem Rexhën, në 21 vjetorin e vrasjes. Ai, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, ka bërë homazhe...

Pas debatit të ashpër të PDK’së me Gërvallën, përplasen deputetët e PDK’së me ata të Vetëvendosjes

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas përplasjeve të opozitës me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan Gazeta Express. Teksa kryesuesja e...

Manchester City për herë të parë në finale!

Manchester City kualifikohet për herë të parë në finale të Champions League. Sitizens fituan 2-0 në shtëpi ndaj PSG, kur edhe takimin e parë...

Sulm në shkollë, nxënësja e klasës së gjashtë qëllon tre vetë

Episodi më i fundit i të shtënave që trondit SHBA-në, ka në qendër të tij një 12 vjeçare. Vajza e klasës kishte marrë me vete...

Përfaqësuesit e bizneseve: Programi i Qeverisë po favorizon skemat sociale e jo zhvillimin ekonomik

Programi i Qeverisë së Kosovës më shumë ka një komponentë sociale sesa zhvillimore, thotë profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu. Ndërkohë, për kryetarin e Odës...

873 qytetarë u gjobitën për 24 orë nga policia për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës në vazhdimësi është dukë shqiptuar tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19 nga institucionet shëndetësore...

Kërcënon me jetë familjarët e tij në Prizren, prangoset

Në rrugën “Qazim Berisha” të Prizrenit Policia ka arrestuar dje një të dyshuar për dhunë në familje. I dyshuari kishte kërcënuar me jetë dhe kishte...

Një grua tenton të vetëvritet me barna në Prizren

Një grua ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke konsumuar 30 tableta. Ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 20:00 në rrugën “Bekim Berisha” në Prizren. Gazeta...

Spanja feston fundin e izolimit për COVID-19 pas gjashtë muajsh mbyllje

Festat e improvizuara në rrugë shpërthyen në të gjithë Spanjën, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme gjashtëmujore, e vendosur për të luftuar pandeminë, mbaroi. Skenat e vallëzimit...

Prizren, një vdekje dhe vetëm 2 raste të reja me Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se një person i infektuar me COVID-19 ka vdekur në komunën e Prizrenit...

Lajmet e Fundit