23.8 C
Prizren
E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Rahovec:Dënohet me 300 euro gjobë i akuzuari për posedim të paautorizuar të marihuanës

Është dënuar me 300 euro gjobë i akuzuari për posedim të paautorizuar të marihuanës, Arbër Rrustemaj.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur të martën, pasi fillimisht e pranoi fajësinë për veprën penale që i vihej në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pasi aktakuza u konsiderua e lexuar, Rrustemaj tha se ka qenë i ri kur e ka kryer veprën, por se nuk ka qenë e as nuk është përdorues i substancës narkotike.

Lidhur me këtë, avokati Qazim Qeska kërkoi nga gjykata që ta aprovoj pranimin e fajësisë nga ana e të mbrojturit të tij. Ai tha se Rrustemaj është i vetëdijshëm për pasojat e pranimit të fajësisë dhe se është i penduar.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar as prokurori Sadri Aliaj, me arsyetimin se është bërë në mënyrë të vullnetshme dhe ka mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës.

Pas deklarimit të tyre, gjykatësi Ilir Rashkaj ka bërë aprovimin e pranimit të fajësisë nga ana e të akuzuarit dhe ka shpallur aktgjykimin, me të cilin Rrustemaj u dënua me 300 euro gjobë.

Rrustemaj u obligua edhe me pagesën e shpenzimeve procedurale, në shumën prej 60 euro në total.

Gjykatësi gjithashtu vendosi për konfiskimin e substancës narkotike të llojit “marihuanë”, me peshë prej 1.80 gram.

Ndryshe, aktakuza ndaj Arbër Rrustemajt është përpiluar më 28 mars 2019, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Sipas aktakuzës, me 1 mars 2019, rreth orës 16:45 minuta, në palestrën sportive “Mizahir Isma” në Rahovec, Rrustemaj ka poseduar pa autorizim substancë narkotike. Aty thuhet se i njëjti është ndaluar nga zyrtarët policor në hyrje të palestrës, ku pas kontrollit të ai është gjetur një qese najloni e mbushur me substancë në formë bari, e dyshuar për narkotikë të llojit “marihuanë”, me peshë 1.80 gram.

Për këtë ai ngarkohej me veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 275, paragrafi 2 të KPRK-së.

Sipas këtij paragrafi, kryesi që kryen veprën nga paragrafi1. i këtij neni për herë të parë dhe i cili posedon më pak se tre (3) gram të substancave narkotike apo substancave psikotropike ose analog, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Burrat e famshëm që tradhëtuan gratë e tyre

1. Ben Affleck Shpejt pasi aktori dhe Jennifer Garner konfirmuan divorcin, nisën thashethemet se Ben kishte një histori me dadon e shtëpisë, e cila më...

Zyrtare: Fiorentina shkarkon Gennaro Gattuson ende pa filluar

Fiorentina ka njoftuar se Gennaro Gattuso nuk do të jetë trajner në Artemio Franchi për sezonin e ardhshëm. Ish trajneri i Napolit dhe Milanit u...

PDK-ja kritikon qeverisjen në Prizren për mungesën e bibliotekës

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë së mërkurës në Prizren ka kritikuar qeverisjen aktuale pasi që ka dështuar projekti i bibliotekës në këtë...

Malishevasi rrah policin, arrestohet pas disa ditësh në arrati

Para dy ditësh është arrestuar një person në Malishevë. Në raportin 24-orësh është bërë e ditur se i dyshuari në fjalë para disa ditës kishte...

Vreshtarët e Rahovecit nuk i besojnë ministrisë

Shoqata e Vreshtarëve “Vreshtari” nga Rahoveci, ka reaguar ndaj propozimi që sipas tyre ka dalë nga ana e Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit...

E mbyti gruan me duart e tij/ Si tentoi piloti grek t’ja hidhte fajin grabitësve shqiptarë

Zbulimi i misterit të vrasjes makabre të 20-vjeçares britanike Caroline nga bashkëshorti i saj, piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos shkaktoi një tjetër tronditje në Greqi. Por...

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.K dhe SH.K të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo...

Asnjë rast i ri me Covid-19 në Prizren

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2.112 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv...

Të shtunën dhe të dielën nuk do të ketë vaksinim anti-Covid në Prizren, procesi vazhdon të hënën

Të shtunën dhe të dielën nuk do të realizohet procesi i vaksinimit anti-Covid në Prizren. Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka njoftuar të...

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 4 pacientë me Covid-19

65 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe dy klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.   Bazuar nga raportimet që kanë...

Osmani nga Turqia: BE duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Presidentja ka bërë të ditur...

Rabini i bashkohet ushtrisë gjermane, 90 vite pasi Hitleri përjashtoi ushtarët hebrenj

Në periudhën kur Gjermania ishte në izolim total për shkak të koronavirusit, rabini Zsolt Balla fitoi reputacion për shërbimet fetare të cilat i transmetonte...

A do të ketë pako të re për t’i ndihmuar bizneset

Përfaqësues të bizneseve dhe deputetë nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të ndihmojë bizneset me mjete...

Aksident trafiku në Gjonaj të Hasit, pesë të lënduar

Katër automjete janë përfshirë në një aksident trafiku në Gjonaj të Hasit. Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. “Është raportuar për një aksident trafiku në mes...

Sot protestohet para Qeverisë

Për herë të dytë brenda më pak se shtatë ditë, Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mblidhen për të protestuar para Qeverisë së...

Arrestohet prokurori i Sarandës, një oficer i policisë gjyqësore, arbitri dhe zyrtari i klubit ‘Përmeti’

Një hetim me rëndësi i zhvilluar nga SPAK ka çuar në pranga prokurorin e Sarandës, Sali Hasa për veprën penale të korrupsionit, por jo...

Lajmet e Fundit