11.8 C
Prizren
E premte, 31 Mars, 2023

Rashica në vetizolim

Milot Rashica dhe bashkëlojtarët e tij dhe stafi i Werder Bremenit janë futur në një karantinë vullnetare dyditore, pasi një futbollistë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Klubi i Bundesligës gjermane ka njoftuar sot në faqen zyrtare për rastin pozitiv

Werderi luan kundër Hoffenheimit të dielën në Bundesligë dhe gjithë futbollistët e stafi do të ritestohen nesër.

“Për të pasur më tepër siguri për pjesën tjetër të skuadrës dhe gjithë stafin, gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafi do të vetizlohen vullnetarisht në shtëpitë e tyre. Seanca e planifikuar për sot është anuluar”, është njoftuar nga klubi.

Në Gjermani sot janë regjistruar rekord i rasteve të reja me koronavirus. Instituti i Gjermanisë për Sëmundje Infektive (RKI) ka paralajmëruar se shteti duhet të përgatitet për përhapje të pakontrolluar të virusit.

Po ashtu raste me koronavirus janë regjistruar edhe te ekipi i Serie B të Italisë, Reggiana, ku luan Arlind Ajeti.

Janë regjistruar 11 lojtarë me koronavirus dhe pesë anëtarë të stafit. Po ashtu ndeshje me Cittadelan është shtyrë.

Më Shumë

Trepça triumfon ndaj kampionit

Trepça ka shënuar fitore në Therandë ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 85:91 (27:19, 28:26, 14:23, 16:23), në xhiron e 27-të të Prince Caffe...

“Kosovatrans”-i transferohet nga AKP-ja te Komuna e Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) për transferimin e NSH “Kosovatrans” – Stacioni...

Një gazetar ideal

Lajmet e Fundit