18.8 C
Prizren
E hënë, 2 Tetor, 2023

Rasti i dyshimtë me Lijën e Majmunit, Krasniqi: Jemi të përgatitur për trajtimin e rasteve – kjo sëmundje nuk e ka mundësinë e përhapjes si COVID-19

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka folur rreth sëmundjes së re të përhapur në botë e njohur si Lija e Majmunit.

Ai në një intervistë për KosovaPress, ka deklaruar se lija e majmunit nuk e ka mundësinë e përhapjes si COVID-19.

“Sigurisht qe? ne e përcjellim me vëmendje situatën me vendet e rajonit, por edhe me? gjere? dhe ne? rast se eventualisht paraqiten, atëherë? qe? sigurisht spitalet tona do te? jene? te? përgatitura për trajtimin e tyre….. Nga ajo qe? dihet deri tani te? paktën është? nuk e ka mundësinë? e përhapjes sikurse COVID-i dhe shpresojmë? qe? mos ta merr ate? fuqi dhe ate? shpejti por duhet te? presim se si po zhvillohet situata”, tha ai.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë, tashmë ka konfirmuar se është një rast i dyshimtë për Lijën e Majmunit në Kosovë.

Bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga Dragashi, i cili për momentin është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK, ndërsa gjendja e tij është stabile.

Ministria ka njoftuar se po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve.

“Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Holandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. /Telegrafi/

Horoskopi ditor, këto janë shenjat më me fat

Dashi Çështjet e parave janë në krye të agjendës. Merrni kohë për t’i trajtuar këto çështje me kujdes. Do të jeni jashtëzakonisht efikas me numrat,...

Dr. Cuculi: Stentat në zemër – nuk janë zgjidhje

Shefi i Klinikës së Kardiologjisë në Lucern të Zvicrës, Prof. dr. Florim Cuculi, ka ngritur shqetësimin e vendosjes së stentave në mënyrë jo të...

Lajmet e Fundit