Rooney: Dua të bëhem trajner i Unitedit

Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka shprehur dëshirën që një ditë të jetë trajner i “Djajve të Kuq”.

Në një intervistë për gazetën britanike “The Sun”, Rooney ka shprehur haptazi dëshirën të jetë trajner i Unitedit. Ai, gjithashtu, tregoi që Evertoni ka shfaqur interesim për të.

“Më ofruan intervistën për punë në Everton, por dua të jem trajner i Manchester Unitedit”, ishin fjalët e Rooneyt.

“E di që nuk jam gati tani, por do të bëjë gjithçka që një ditë të ndodhë”, ka shtuar ai. Rooney aktualisht është trajner në Derby County, ekip i ligës së dytë në futbollin e Anglisë.

Më Shumë

Kosova voton sot

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është...

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Lajmet e Fundit