11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Rreth 9 mijë gjoba trafiku për pesë ditë

Vetëm për pesë ditët e kësaj jave, në tërë Kosovën, policia shqiptoi 8 mijë e 968 gjoba ndaj ngasësve në trafik.

Megjithatë, numri i aksidenteve mbetet edhe më tej i lartë. 1 person ka vdekur e 100 persona janë lënduar në aksidente të ndryshme në tërë vendin, përgjatë këtyre pesë ditëve.

Në anën tjetër, 184 raste është numri me aksidente me dëme materiale, raporton RTKlive.com.

Në ditën e parë të kësaj jave, të hënën, kanë ndodhur gjithsejtë 45 aksidente trafiku.Prej tyre një aksident trafiku me fatalitet, 10 aksidente trafiku me të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale. Policia gjatë asaj dite shqiptoi 1 mijë e 489 gjoba trafiku.

Të martën sipas raportit 24-orësh të Policisë, nuk ka pasur asnjë aksident trafiku me fatalitet kurse kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar dhe 27 aksidente trafiku me dëme materiale. Gjatë këtij 24- orëshi policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 639 gjoba trafiku.

Të mërkurën nuk ka pasur asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa kanë ndodhur 20 aksidente trafiku me të lënduar dhe 45 aksidente me dëme materiale. Gjatë atij 24 orëshi, policia ka shqiptuar 1 mijë e 947 gjoba trafiku, raporton RTKlive.com.

Shifrat ishin të larta edhe të enjten. Nuk pati aksident trafiku me fatalitet, ndërsa kanë ndodhur 25 aksidente me të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale. Po ashtu gjatë këtij 24 orëshi janë shqiptuar edhe 1 mijë e 996 gjoba trafiku.

Ndërkohë, të premten, në Kosovë ndodhën 27 aksidente trafiku me të lënduar, e me dëme materiale 49 të tjera. E sa i përket tiketave të trafikut, janë shqiptuar 1 mijë e 897.

Më Shumë

Ylli fiton duelin e parë gjysmëfinal në ‘Karagaçi’

Golden Eagle Ylli ka fituar duelin e parë gjysmëfinal, duke mundur Pejën si mysafir me rezultat 84:87 (22:23, 19:19, 30:15, 13:30). Kampionët kishin epërsi deri...

Dallimet mes letërsisë së Shqipërisë e Kosovës, Ligjerata e Krajës, identitetet politike e rrymat letrare

Letërsia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës është parë në kontekstin gjeografik e politik duke gjetur pika të përbashkëta dhe dallime. Nga variantet e...

Lajmet e Fundit