Rusia shënon Ditën e fitores me paradë masive

Rusia është duke mbajtur paradën e saj më të madhe ushtarake për të shënuar 70-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Rreth 16,000 trupa janë duke marshuar në Sheshin e Kuq të Moskës, ndërsa armë të reja janë duke u shfaqur për herë të parë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Mbi 20 krerë shtetesh ndodhen në Moskë, por shumica e liderëve botërorë kanë bojkotuar ngjarjen, për shkak të rolit të Rusisë në krizën në Ukrainë.

Duke iu adresuar tubimit, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka falënderuar aleatët për kontributin e tyre në fitore, duke veçuar Francën, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara.

Rusia mohon pretendimet e Perëndimit se është duke armatosur rebelët në lindje të Ukrainës.

Më Shumë

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Lajmet e Fundit