Sali Asllanaj: S’u numëruan votat për Kryetar të LDK-së nga duartrokitjet e delegatëve

(I plotësuar) Kryetari i Degës së LDK’së në Suharekë, Sali Asllanaj, ka thënë se nuk kanë mundur t’i numërojnë votat pasi kanë shpërthyer duartrokitjet e delegatëve të LDK’së.

Ai ka thënë se ka votuar për Isa Mustafën për të udhëhequr LDK’në.

Sidoqoftë, Asllanaj ka sqaruar se më mirë do të ishte sikur votimit të organizohej në mënyrë të fshehtë. /Gazeta Express/

Sali Asllanaj: Nuk pati diktaturë në LDK

Delegati i LDK-së Sali Asllanaj i ka vlerësuar se gjithçka ishte në rregull dhe në përputhje me statusin e partisë.

“Zgjedhja e Isa Musfatës u bë me meritë. Ai ka marrë shumicën e votave të delegatëve”, tha Asllanaj.

Asllani ka thënë se nuk pati diktaturë në LDK. Sipas tij Kosova e ka kaluar atë përiudhë para 15 vitesh./Klan Kosova/

Më Shumë

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Lajmet e Fundit