9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Saviano: Rrjedha e parave që i ka shkuar UÇK-së është nisur nga SHBA

Gazetari i mirënjohur Italian, Roberto Saviona, i cili ka zbuluar familjet e mëdha kriminale në tërë globin, ka theksuar se është tepër e vështirë të flitet shumë për mafian dhe krimin e organizuar që ekziston në Kosovë.

Saviano ka thënë se familjet kriminale të Kosovës, bashkëpunojnë vazhdimisht me familjet kriminale të Serbisë.

Madje, sipas tij, familjet kriminale në Kosovë, kanë bashkëpunim më familjet serbe dhe më pak ose aspak me ato shqiptare.

Ai thotë se rrjedha e parave, që i ka shkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është nisur nga SHBA-të.

“Mafia si ajo kosovare si ajo shqiptare në SHBA kanë një rëndësi të veçantë dhe ndaj tyre bëhen hetime. Rrjedha e parave që i ka shkuar UÇK-së para së gjithash është nisur nga SHBA-të. Një prej arsyeve e cila krijon konfliktualitet jo ndërmjet popujve por ndërmjet klasave drejtuese të Shqipërisë dhe Kosovës është se familjet e Prishtinës nuk janë mike me familjet e Tiranës, është fjala për familjet mafioze”.

“Ndërsa ato të Prishtinës komunikojnë me familjet serbe gjithmonë familje kriminale, këto serbe nuk komunikojnë me familjet shqiptare. Kjo është një informatë të cilën unë e përceptoj nga burimet amerikane, është tepër e vështirë t’i gjesh këtu”, tha Saviano në emisionin Shqip në Top Channel.

Më Shumë

Lajmet e Fundit