SBASHK: Kompensoni orët e humbura

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës fton të gjithë mësimdhënësit që t’i kompensojnë orët e humbura gjatë grevës që është mbajtur javën e kaluar.

“Duke u nisur nga fakti se keni qenë në shërbim të arsimit tonë edhe në kohët e vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi dhe populli ynë, duke u nisur nga fakti se në grevë kemi hyrë për të mbrojtur kërkesat tona legjitime, e jo për të humbur mësimin apo për të zgjatur pushimin, siç u deklaruan disa, duke e ditur përkushtimin tuaj ndaj misionit të shenjtë të mësuesit, iu drejtohemi me apelin që në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave dhe me Drejtoritë e Arsimit të gjeni kohë e mundësi dhe t’i kompensoni orët e humbura mësimore gjatë grevës sonë, e cila falë unitetit të shkëlqyer të SBASHK-ut shënoi arritjet e para”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu SBASHK-u apelon te institucionet e Kosovës që të shtojnë angazhimet për të realizuar pagat e muajit mars dhe prill 2015 për mësimdhënësit në shkollat “Isa Boletini” dhe “Kadri Bistrica” në veri të Kosovës, të cilët duke qëndruar në shërbim të nxënësve kanë pritur mjaft dhe kanë sinjalizuar SBASHK-un se nëse deri të martën nuk i marrin pagat, ata do të nisin me grevën.

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit