Sefer Rexhajt i jepet lamtumira e fundit

Me nderime të larta, sot i është dhënë lamtumira e fundit anëtarit të kryesisë së degës së LDK-së në Prizren, Sefer Rexhaj, i cili ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare para dy ditësh në Shkup, pas një sëmundje të shkurtër.

Me këtë rast, në shkollën “Dëshmorët e Kabashit” në Korishë, është mbajtur një akademi komemorative, në të cilën kanë marrë pjesë përveç familjarëve, miqve dhe banorëve të Korishës, edhe bashkëpunëtorë të të ndjerit si dhe zyrtarë të partive politike dhe institucioneve të tjera jo vetëm nga komuna e Prizrenit.

Para të pranishmëve një fjalë rasti e mbajti kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, i cili tha se vdekja e Sefer Rexhajt, është një humbje e madhe për familjen, Korishën, LDK-në dhe mbarë komunën tonë.

Në emër të familjes, ka folur e bija e të ndjerit, Lendita, e cila me dhembje në shpirt kujtoi kohën e fundit që ndau me babain e ndjerë, pak orë pasi ai i’u nënshtrua operacionit të fundit.

Pas akademisë komemorative, kortezhi funeral është nisur drejt varrezave të Korishë, ku i është dhënë lamtumira e fundit, Sefer Rexhajt, i cili mbante poste të rëndësishme në degën e LDK-së në Prizren. /Tv Prizreni

Varrimi i Sefer Rexhajt

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Lajmet e Fundit