10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Seremb Gjergji sfidon Hashim Thaçin

Ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçit i është lajmëruar kundër kandidati i parë në rast se do të mbahen zgjedhjet popullore për presidentë.

I vetë shpalluri kandidat për president, Sermeb Gjergji ka thënë për ORAinfo se ai do të jetë kandidatë për president në zgjedhjet që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

“Po po, do të jem kandidatë për president”, ka thënë Gjergji.

Mundësinë e zgjdhje së presidentit përmes Kuvendit të Kosovës po e përjashton PDK-ja, e cila po insiston se lideri i kësaj partie do të kërkojë votat nga populli për t’u bërë president.

Nënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka paralajmëruar se në muajin mars të vitit 2016, Hashim Thaçi do të bëhet President i Kosovës dhe atë me votat e qytetarëve.

Megjithatë, kandidati i vetëm për presidenti i koalicioint qeverisës, PDK-LDK, Hashim Thaçi, mund të sfidohet edhe nga presidentja e tanishme, Atifete Jahajga.

Kësaj të fundit i ka mbetur me pak se një vit në krye të shtetit, ndërsa një mandate iI dytë, disa herë është përmendur nëpër qarqe të ndryshime.

Këshilltari për media i presidents, Arbër Vllahiu, nuk e ka pohuar e as mohuar nëse presidentja Jahjaga do ta synojë postin e të parës së shtetit edhe për një mandate pesë vjeçar.

Me marrëveshjen e arritur për krijim të institucioneve në mes të PDK-së dhe LDK-së, parashihet që në vitin 2016 president të bëhet kryetari i PDK-së Hashim Thaci. Ky I fundit, madje ka shprehur dëshirë që postin e presidentit ta kërkojë përmes votave të qytetarëve. Thaçi ka thënë se shumë shpejt do të fillojë shpalosjen e programit të tij para qytetarëve të Kosovës. /ORAinfo

Më Shumë

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Mbi 50 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Në Barometrin e Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë,...

Lajmet e Fundit