6.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Mars, 2023

SHBA mirëpret vendimin e Kosovës për pranimin në parim të Planit evropian

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka thënë sot se SHBA-të mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parimin Planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Hovenier në një postim në Twitter shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Shtetet e Bashkuara inkurajohen dhe mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim Propozimin e BE-së dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, shkruan ambasadori amerikan.

Ndryshe, të hënën për vizitë në vendin tonë ishte dërguar i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Pas takimit me Lajçak, kryeministri Albin Kurti ka thënë se pranon në parim planin e BE-së dhe se është një bazë e mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara.

Ndërkaq, pas takimit në Prishtinë lidhur me këtë çështje ka shkruar edhe Lajçak.

Ai tha se i vjen mirë që edhe Kosova pranoi në parim planin e Bashkimit Evropian.

Lajçak në një shkrim në Twitter bën të ditur se pas pranimit të planit të BE-së nga Kosova do të vazhdojnë diskutimet në nivel të lartë. /Telegrafi/

Më Shumë

PSD improvizon me tym të zi para objektit të Qeverisë së Kosovës

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka mbajtur fjalim para Qeverisë së Kosovës ku edhe në mënyrë simbolike janë vendosur flamuj të bardhë. Ndërkohë aktivistët e...

Totaj: Performanca e Komunës së Prizrenit është në ngritje

 Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në konferencën e sotme të jashtëzakonshme deklaroi se performanca e Komunës së Prizrenit është në ngritje dhe si e...

Vjedhje në Rahovec

Lajmet e Fundit