3.8 C
Prizren
E martë, 28 Mars, 2023

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë viziton rrugën ‘Marin Barleti’ në Prizren

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, sot gjatë ditës ka vizituar qytetin e Prizrenit, për të parë nga afër projektet të cilat janë financuar nga ana e BE-së në këtë komunë, raporton PrizrenPress.

Gjatë kësaj vizite ndër të tjera është takuar edhe me drejtuesin e QRTK-së në Prizren, me ç’rast drejtori i këtij institucioni Samir Hoxha e njoftoi ambasadorin Szunyog, për projektin “Rivitalizimi dhe Integrimi Socio-Ekonomik i komunitetit lokal në rrugën Marin Barleti në Prizren” si njëri ndër projektet më ambicioze dhe të rëndësishme për Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

“Edhe përkundër faktit që zbatimi i këtij projekti, paraqet ngarkesë dhe sfidë në vetvete, si rezultat i kompleksitetit që ka, drejtori Hoxha, garantoi ambasadorin Szungyog, për angazhimin dhe përkushtimin e plotë institucional dhe profesional, që ka intitucioni që ai drejton, se ky projekt do të zbatohet në përpikëri dhe në respektim të standardeve më të larta profesionale dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi. Projekti në fjalë hap rrugët për investime mbi 2 milion euro në këtë lagje të rëndësisë së veçantë për qytetin e Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Rruga “Marin Barleti” zë pjesën kyçe të Qendrës Historike të Prizrenit, ndaj dhe revitalizimi urban dhe shoqëror i tij do të ndikon në krijimin e kushteve optimale për ruajtjen dhe rikthimin e vlerave të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

I dashuri ia pagoi biletën në rend të parë, por e ndau pasi pa Chris Brownin duke i bërë vallëzim sensual të dashurës së...

Chris Brown bëri që një çift të ndahej pasi ai bëri një vallëzim provokues mbi prehrin e një femre në një nga koncertet e...

Kurti: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar drejtësi për të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kurti ka theksuar se Serbia duhet të...

Lajmet e Fundit