Shkaku i procedurave, familjarët nuk po mund t’i marrin trupat e dy të rinjve kosovarë që vdiqën në Hungari

Mbrëmjen e së enjtes dy të rinj nga Kosova, kanë vdekur në një aksident në Hungari.

Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi, ishin rrugës duke ardhur për në vendlindje.

Por, duket se tani ka një telash rreth sjelljes së trupave të tyre në Kosovë.

Kjo për shkak të procedurave që i ka shteti hungarez.

Kështu deklaruan familjarët.

“Ky njoftim është për arsye që kemi shumë shkrime për kohën dhe vendin e varrimit. Faleminderit që po e ndani dhimbjen me ne. Do jemi në kontakt dhe do ju informojmë me kohë”, shkroi Kastriot Hoxha, djali i axhës së Kushtrim Hoxhës transmeton Klankosova.tv

Klankosova.tv ka kontaktuar me familjarët për të marrë detaje rreth rastit por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.

Më Shumë

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Lajmet e Fundit