22.5 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

ShSKUK për vdekjen e foshnjës në Prizren: Jemi në pritje të raportit të ekspertëve mjeko-ligjorë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar në lidhje me rastin e vdekjes së një foshnje në Prizren.

ShSKUK-ja përmes një postimi në Facebook tha se po presin raportin e ekspertëve mjeko-ligjorë, për të konstatuar e konkluduar mbi shkaqet.

Në njoftimin e tyre thuhet se aktualisht nuk mund të konkludohet nëse e mjekët që kanë trajtuar rastin, përcjell Klankosova.tv.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), po trajton me prioritet të lartë rastin që ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, nëse ka pasur shkelje të procedurave standarde gjatë punës së stafit mjekësor.Në të njëjtën kohë jemi duke pritur raportin e ekspertëve mjeko-ligjorë, për të konstatuar e konkluduar mbi shkaqet dhe rastin”.

“Andaj, aktualisht nuk mund të konkludohet nëse e mjekët që kanë trajtuar rastin, ndonëse janë arrestuar, kanë kryer veprim që ka shkaktuar rrezik jete. Raportet profesionale, për çdo rast me fatalitet që ndodh në kushtet spitalore, janë element kyç për të verifikuar nëse mjeku ka shkelur procedurat apo nuk ka vepruar sa e si duhet. Pa këto raporte çdo konkluzion mbetet jo vetëm i pabazuar, por arbitrar”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Shtatë aktakuza dhe dy ndalime në 24 orët e fundit nga Prokuroria e Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndërmarrë një sërë veprimesh penale në 24 orët e fundit, përfshirë ndalime të personave të dyshuar, kërkesa për masa...

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Lajmet e Fundit