9.4 C
Prizren
E premte, 16 Prill, 2021

Shtyhet greva në arsim, të hënën nis gjysmëvjetori i dytë

Greva në arsim e paralajmëruar për javën e ardhshme është shtyrë të paktën edhe për një javë. Vendimin e ka marrë Këshilli drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, i cili ka vendosur që t’i japë afat Qeverisë në detyrë deri në fund të javës tjetër që të gjejë zgjidhje për dy kërkesat e tyre – shtesat për punëtorët e këtij sektori dhe nënshkrimin e kontratës kolektive.

Në Sindikatën e Arsimit kanë njoftuar se nuk do ta pengojnë fillimin e procesit mësimor, që nis më 18 janar. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka njoftuar se në secilën shkollë do të dërgohen formularë, ku punëtorët e arsimit do të nënshkruajnë nëse pajtohen të hyjnë në grevë.

“Ne do të veprojmë në bazë të formularëve, të cilët do të mblidhen shumë shpejt dhe do t’i analizojmë një për një dhe pastaj do ta shikojmë nëse shumica deklarohen se nëse nuk jep rezultat takimi me kryeministrin dhe nuk nënshkruhet kontrata dhe shumica kërkon veprime sindikale, atëherë ne e kemi këtë autorizim dhe institucionet le ta dinë se kjo nuk shkon në pafundësi”, ka thënë ai.

Jasharaj ka treguar se janë në pritje të një përgjigjeje nga Qeveria, meqë deri tash, sipas tij, nuk u ka kthyer rreth kërkesave të tyre.

“Unë jam i sigurt se gjatë javës së ardhshme do të mblidhen deklarimet e kolegëve të mi nga terreni, dhe pastaj neve nuk na mbetet gjë tjetër përveçse ta analizojmë situatën, të shohim çka po thonë institucionet dhe të veprojmë”, ka shtuar Jasharaj.

KOHA ka kërkuar një qëndrim nga Ministria e Arsimit nëse mund të realizohen kërkesat e SBASHK-ut, por nuk e ka marrë gjatë ditës.

E ministri në detyrë, Ramë Likaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në një takim virtual që e ka mbajtur të enjten me drejtorët komunalë të Arsimit ka kërkuar që të bëhen përgatitjet e duhura që mësimi të nisë të hënën.

“Parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm të MASh-it. Kërkova bashkëpunim të ngushtë te të gjithë aktorëve, në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për fillim të mbarë të mësimit”, ka shkruar Likaj.

Tash e dy javë SBASHK-u po kërkon që çdo punëtori të arsimit t’i paguhen nga 100 euro shtesë në muaj me arsyetimin se e kanë rrezikuar shëndetin duke punuar në shkolla gjatë pandemisë. Së fundi kjo sindikatë ka dalë edhe me një kërkesë të re, ku po kërkon kontratë kolektive të përhershme për punëtorët e arsimit. Kjo kontratë 26-pikëshe, ndër të tjera, do të parashohë tri paga me rastin e pensionimit, nga një pagë jubilare dhe shujta për punëtorët e arsimit.KOHA/

Më Shumë

Rrëzohet në vendin e tij të punës një punëtor i ndërtimtarisë në Suharekë

Një rast tjetër i lëndimit në punë është raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Kësaj radhe në Suharekë. Gazeta Sinjali mëson se një...

Neymar konfirmon se do të rinovojë kontratën me PSG-n

Sulmuesi brazilian Neymar ka bërë të ditur se së shpejti do të rinovojë kontratën me skuadrën e Paris Saint-Germainit. Neymar ka thënë se po ndihet...

Emri i Miloshoviqit lakohet në Kuvendin e Prizrenit

Emri i ish-liderit serb, Slobodan Miloshoviq, është bërë pjesë e debatit në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Prizrenit. Kuvendarët e opozitës, vendimin e...

Muharremaj: Në zgjedhjet e tetorit do të fitojë sërish bindshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se vaksinimi kundër COVID-19 atje ka filluar nga java e kaluar. “Përparësi në vaksinim kanë punëtorët...

Nisma e quan Haskukën “kufomë politike”

Nisma në Prizren e quan “kufomë politike”, kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukën. Sipas këtij subjekti politik, Haskuka ka mendësi komuniste. “Ndërhyrja me forcë për...

Moti në dy ditët e ardhshme, të shtunën parashikohet shi dhe borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të kemi mot të vranët dhe me reshje shiu, madje diku...

Joshua dhe Fury pranojnë ofertë për meçin unifikues

Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë pranuar ofertën për luftën unifikuese të titujve të botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist. Promotori Eddie...

Personeli shëndetësor dhe të moshuarit në Prizren hezitojnë të vaksinohen

Doktori Arsim Berisha, ka thënë se vaksinimi në Prizren ka filluar sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë me 2 prill dhe po vazhdon në...

Në Suharekë nuk ndalen dasmat, policia ndalon tri ahengje

Më 11 prill 2021, policia në Suharekë ka bërë të ditur se ka marrë informacion se në tri raste kishte të organizuara ahengje familjare...

Ky pritet të jetë orari i funksionimit të gastronomisë pas 18 prillit

Hoteleria dhe gastronomia në Kosovë do të hapen pas 18 prillit. Të paktën ky ishte premtimi sipas Odës së Hotelerisë së Kosovës i ministrit të...

Tetë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Tetë persona kanë vdekur dhe 345 raste me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Këto të dhëna kanë dalë nga 3.208...

Kadare i sinqertë: Kam duartrokitur dhe gjëra që s’duheshin duartrokitur

I sinqertë, shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare, në një bashkëbisedim me lexues në Vlorë, ka treguar se dy qytetet që kanë lënë shenjë në...

“Vladimir Putini mund të shkaktojë nisjen e luftës në Evropë”

Vladimir Putin po rrezikon nisjen e luftës në Evropë, duke grumbulluar trupat përgjatë kufirit me Ukrainën. Ky është mendimi i një ish-ambasadori amerikan. Michael McFaul,...

Nesër rifillon procesi mësimor

Pas një jave pushim pranveror, nesër fillon periudha e tretë e vitit shkollor. Por për shkak të pandemisë Covid-19 në klasat nga 6 deri...

Vodhi 222 euro që ishin destinuar për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, arrestohet i dyshuari nga Prizreni

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, një qytetare punëtore në postë informoj policinë se një person i...

Në Suharekë janë vaksinuar 42 persona mbi moshën 85 vjeç

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka mbajtur takimin e radhës me drejtorët e drejtorive komunale. Gjatë takimit përveç tjerash u tha se së...

Lajmet e Fundit