Statistika që dëshmon se Haaland është sulmuesi më i frikshëm në botë

Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmundit, Erling Haaland është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, transmeton Insporti.

Haaland javën e kaluar fitoi çmimin “Golden Boy”, si lojtari më i miri nën moshën 21 vjeçare në Evropë, ndërkohë mbrëmjen e kaluar shënoi dy gola kundër Club Brugge në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse është vetëm 20 vjeçar, ai ka dëshmuar që ka “akull në venat e tij”, duke qenë njëri nga sulmuesit më klinik në botë para portes.

Statistika e frikshëm është se që nga debutimi, Haaland ka tentuar 91 goditje në portë, ku prej tyre ka realizuar hiç më pak se 70 gola.

Është kjo një përqindje e çmendur që as Messi dhe Ronaldo nuk i afrohen./Insporti.com/

Më Shumë

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Lajmet e Fundit