Studentët e UBT-së marrin pjesë në DokuFest

Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, po marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar të dokumentarëve dhe filmave të shkurtër “DokuFest”, i cili organizohet tash e gjashtëmbëdhjetë vjet në Prizren.

UBT ka marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e festivalit, sipas së cilës është hartuar një projekt i përbashkët, në kuadër të të cilit studentët e Fakultetit për Media dhe Komunikim janë angazhuar në përcjelljen e ngjarjeve me shkrime dhe video-materiale.

Qëllimi i bashkëpunimit mes UBT-së dhe “DokuFest”-it është që studentët të përfitojnë përvoja profesionale si dhe të aftësohen për profesionin e tyre.

Përmes këtij projekti synohet që në kuadër të bashkëpunimit, studentët të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin në aspektin praktik, të punojnë dhe njëkohësisht të fitojnë disiplinë në punë si dhe atyre u krijohet mundësia që të punojnë me staf profesional të mediave.

Projekti ka filluar në maj të këtij viti dhe pritet të përfundojë më 14 gusht, me ç’rast për studentët pjesëmarrës do të ndahen certifikata nga UBT dhe “DokuFest”. /kp/

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Një veturë përfshihet nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren

Një veturë është përfshirë nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga KlanKosova në vendngjarje shihet ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar...

Lajmet e Fundit