Titullari i Interit e tepron me alkoolin dhe surprizohet nga policia

Problemet nuk kanë të sosur për Interin. Pas rezultatave jo shumë të mira në javët e fundit, tashmë gara për titullin kampion mund të konsiderohet e mbyllur për zikaltrit.

Antonio Conte do t’i duhet të përballojë dhe një problem tjetër, këtë herë me një nga titullarët e tij.

Bëhet fjalë për mesfushorin Marcelo Brozovic. Kroatit i është hequr patenta ditën e djeshme nga policia italiane, pasi është kapur në timon në gjëndje të dehur.

Sipas raportmit të ‘’Corriere della Sera’’, Brozovic ka qenë në drejtimin e makinës së tij Rolls Royce Cullinan në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur kaloi në semafor me të kuqe.

Mesfushori i Interit ndodhej shumë pranë një lokali nate në Milano, ku e ndaluan oficerët e policisë. Ai u nënshtrua menjëherë një testi alkoli dhe si pasojë humbi dhe patentën. Ende nuk ka një reagim nga klubi zikaltër dhe mbetet për t’u parë nëse 27-vjeçari do të grumbullohet nga trajneri Conte për përballjen e nesërme kundër Torinos.

Më Shumë

27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Zenun Çoçaj u lind në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit