Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë thirrje për sqarim lidhur me vonesën e ekzekutimit të buxheteve komunale për vitin 2026, duke theksuar se kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e komunave.
KLIKO LINKUN:https://www.facebook.com/reel/
“Të nderuar, përkundër faktit se buxheti i vitit 2026 është aprovuar nga Qeveria dhe dekretuar nga Presidenca, edhe pse jemi në mes të muajit mars, komunat akoma nuk e kanë në dispozicion për shfrytëzim”, ka shkruar Totaj në rrjetet sociale.
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Sipas tij, dyshohet se Ministria e Financave ka vendosur në pritje për ekzekutim pagesat përmbarimore nga buxheti i komunave, me një vlerë të përafërt prej rreth 100 milion euro.
“Kjo mënyrë e të vepruarit nga ana e Ministrisë do të ketë për pasojë çrregullimin e funksionimit të buxheteve komunale”, ka shtuar kryetari Totaj.
Ai ka kërkuar që autoritetet kompetente të japin një sqarim të shpejtë dhe të sigurojnë që komunat të kenë në kohë mjete për shfrytëzim, duke garantuar funksionimin normal të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
