16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Totaj u kërkon drejtorëve angazhim në punë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, me prezencë të gjithë kabinetit të drejtorëve komunalë, ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka diskutuar çështje të rëndësishme të menaxhimit të drejtorive komunale dhe fushëveprimi i mbledhjes javore të drejtorëve.

Totaj ka prezantuar mënyrat e funksionimit të punës si kabinet qeveritar dhe brenda drejtorive, po ashtu ka parashtruar kërkesat për drejtorët për përpilimet e planeve vjetore të punës, të organizimit të të punësuarve brenda drejtorive dhe funksionet që ata duhet të kryejnë drejt arritjes së objektivave të përgjithshme të qeverisjes lokale.

Në këtë takim, drejtorët komunalë kanë raportuar për punën e tyre të deritanishme, kërkesat që kanë dhe analizat e brendshme që i kanë bërë pas marrjes së detyrës.

Më Shumë

Gjendet e vdekur e moshuara nga Rahoveci që u zhduk dje

Është gjetur e vdekur e moshuara që ka humbur dje në Rahovec. Nipi i saj, Ardian Hoti njoftoi se ajo është gjetur sot pa shenja...

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”. Nga ky rast nuk raportohet se ka ndonjë person të lënduar, por vetëm me dëme materiale. E...

Lajmet e Fundit