11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

U caktohet masa e paraburgimit dy vëllezërve që u kapën me drogë në Prizren

Të dielën gjatë një aksioni të Policisë në qytetin e Prizrenit janë arrestuar dy persona, A. dhe F. Deliaj, pasi dyshohet se atyre u janë gjetur disa qese me drogë.

Ndaj tyre, Gjykata ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas komunikatës së Gjykatës Themelore në Prizren, A. Deliaj ka qenë në arrest shtëpiak dhe gjatë kësaj kohe dyshohet se ka kryer vepra penale.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se të dy janë recidivist edhe për vepra tjera penale tipike të kësaj natyre.

Më Shumë

Lajmet e Fundit