8.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Shtator, 2021

“U paraqit si agjent i AKI-së, i luajti dy role” – si tentoi ta mashtrojë suharekasi familjen e biznesmenit të zhdukur

Gjykata Themelore e Prishtinës sot ia ka caktuar masën e paraburgimit S.G., i cili dyshohet se ka mashtruar familjen e Bedri Rexhepit, i cili është i zhdukur që nga data 8 prill, se do t’u ndihmojë për ta gjetur atë. Por si kishte rënë ai në kontakt me familjen e Bedriut dhe si e kishte luajtur rolin e dy personave? Gazeta Express ju sjell detaje nga ky rast

Vëllai i Bedri Rexhepit, Vedati, ka treguar për Express se i dyshuari e kishte kontaktuar përmes rrjetit social Facebook.

Këtij iu prezantua si agjent i AKI-së dhe i tha se kishte kontakte me një agjent të CIA-s. Por, këto dy role ai i luante vetë.

“Fillimisht mu ka lajmëru me një profil të rremë në Facebook, dhe ka insistua që gjoja se ky e ka pasur një problem të njëjtë me rastin tonë, se para disa vjetëve ia kanë kidnapua babën a ku e di unë, e ka pasur të zhdukur dhe më ka sugjeruar më dalë me një person të CIA-s. Ky do të thotë është i njëjti, një person i ka luajtur dy role, me Facebook është paraqitur gjoja se është agjent i AKI-se e gjoja se ka komunikim me një person të CIA-s amerikane me prejardhje shqiptare dhe ma ka dhënë një email adresë dhe kam filluar komunikimin me të”, ka deklaruar Adnani.

Ai deklaron se S.G. i kishte thënë se Bedriu gjendet në një burg në Nish të Serbisë, dhe për ta nxjerrë nga atje, duhen të holla.

“Fillimisht e kam pasur një takim me të, më ka thënë që ka informata se vëllai është në burgun e Nishit, më ka dërgu edhe me shkrim, gjoja se gjendet në Serbi. Na ka thënë se do të shkojmë ta marrim, duhen disa shpenzime, pasi është privat”, ka deklaruar Vedati.

Por, ai thotë se nga fillimi kishte dyshuar në vërtetësinë e informatave që pretendonte se i kishte S.G.

“Unë kam dyshu prej ditës së parë që është mashtrim. Më pas, e kemi lënë takimin për të hënën, në bashkëpunim me policinë kemi shku në vendin ku kemi pasur të takohemi dhe policia e ka arrestuar”, ka deklaruar Vedat Rexhepi.

Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka njoftuar se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ai dhyshohet për veprat penale “Mashtrim”, “Shantazh”, “Prezantim i rremë si person zyrtar”, “Falsifikim i dokumentit” dhe “Manipulim i provave”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.G. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit S.G. paraburgimi i caktohet në bazë të nenit 185 dhe nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së”, bëhet e ditur në njoftimin e Gjykatës.

Ndryshe, Bedri Rexhepi nga Lipjani është zhdukur më 8 prill të këtij viti. Të nesërmen në arat e Janjevës së Lipjanit është gjetur vetura e tij, por jo edhe Bedriu.

Dyshimet e organeve të rendit ishin se Bedriu u rrëmbye, ndërkaq lidhur me këtë, u arrestua Jeton Vllasaliu, i cili ishte klient i Bedriut, pasi ky i fundit kishte në pronësi një kompani të veturave me qira.

Sipas informatave të deritanishme zyrtare nga institucionet e rendit, Jeton Vllasaliu, i cili po qëndron në paraburgim qe gati katër muaj, është i vetmi i arrestuar lidhur me rastin e zhdukjes së Bedriut.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, për vendosjen e masës së paraburgimit ndaj Vllasaliut, thuhej se ai dyshohet të jetë i përfshirë në rrëmbimin e Bedriut./GazetaExpress/

Më Shumë

Quni viziton ‘Lirinë’ e Prizrenit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka vizituar Klubin Futbollistik “Liria”. Ai, pas kritikoi pushtetin aktual, premtoi mbështetje për këtë klub të...

Totaj me plis të bardhë, premton mbështetje për zeje

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj, ka vazhduar t’i takojë shumë familje, të cilët tradicionalisht janë marrë me ushtrimin e zejeve...

Rrëzohet nga biçikleta, prizrenasi bëhet për spital

Të dielën në Prizren, rreth orës 11:30, një person duke drejtuar biçikletën nga pakujdesia është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore, raporton PrizrenPress I njëjti...

Leonardo: Mbappe nuk do të largohet nga PSG-ja

Drejtori sportiv i Paris St-Germainit, Leonardo, nuk pret që Kylian Mbappe të largohet në fund të sezonit dhe është i bindur se sulmuesi francez...

Prizreni i reformave administrative

Është përmbyllur projekti me IFC/Bankën Botërore 'Klima e Investimeve në Kosovë', të implementuar nga Drejtoria e Administratës së Prizrenit, e cila ka mundësuar thjeshtimin...

Bie numri i pacientëve me COVID në Spitalin e Prizrenit

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (ShSKUK) njoftoi të mërkurën se në Spitalin e Prizrenit, ku trajtohen pacientët me COVID-19, janë të shtrirë 36 pacientë,...

Shtetet më të shtrenjta e të lira për të jetuar, ku renditet Kosova

Baza e të dhënave të Statistikave Botërore “Numbeo” ka publikuar raporte të përditësuara mbi koston e jetesës në vendet e botës, në lidhje me...

Prizren/ Tentuan ta grabisnin nën kërcënimin e armës, viktima e godet të dyshuarin

Një person ka raportuar në Polici se përderisa ishte në duke punuar, dy persona nën kërcënimin e armës i kishin kërkuar para, raporton PrizrenPress Mirëpo,...

Lëndohet një polic në Prizren

Një polic ka marrë lëndime gjatë arrestimit të një të dyshuari në Prizren, raporton PrizrenPress Sipas njoftimit, polici ka marrë tretman mjekësor, derisa i dyshuari...

Vajzat e Kosovës me suksese edhe në karate

Rinesa Osmani nga klubi i karatesë “Fushë Kosova”, këtë fundjavë është shpallur nënkampione në kategorinë junior deri në 59-të kilogramë, në Ligën Botërore të...

Haskuka viziton kandidaten për asambliste, Mimoza Bushran

Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëkohësisht kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja VETEVËNDOSJE!, Mytaher Haskuka vizitoi kandidaten për asambliste Mimoza Bushrani dhe familjen...

Rahovec, arrestohet e më pas lirohet personi që po kultivonte kanabis

Në Rahovec, të mërkurën, është arrestuar një person pasi në një aneks të garazhës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 9 bimë të dyshuara...

COVID-19: Dhjetë të vdekur dhe 173 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 5.798 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar...

Orët e humbura do të kompensohen

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci për lirimin nga pagesa për vijimin e mësimit në arsimin e lartë, tha se kjo...

Erdogan dhe Putin pritet të takohen për të biseduar për Sirinë

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, brenda këtij muaji pritet ta vizitojë Rusinë dhe do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Ata do...

Zhduket një e mitur në Prizren

Një nënë nga Prizreni ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur në mëngjesin e së martës është larguar nga shtëpia dhe...

Lajmet e Fundit