UP-ja planifikon provimet pranuese

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, për dallim nga vitet paraprake këtë vit i ka bërë shumë më herët përgatitjet për shpalljen e konkursit për pranimin e studentëve në vitin akademik 2015/2016.

Zyra për Informim e UP-së nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se menaxhmenti i UP-së ka hartuar orarin për organizimin e provimeve pranuese në të gjitha njësitë akademike.

“Synimi i menaxhmentit është që mësimi për studentët e nivelit baçelor dhe master të fillojë më 1 tetor. Kështu, konkursi për afatin e parë të regjistrimit në studime baçelor do të jetë i hapur prej 3-10 korrik, ndërsa provimet pranuese do të mbahen më 14 dhe 15 korrik”, është thënë në këtë njoftim.

Ndërkaq, konkursi për afatin e dytë do të qëndrojë i hapur prej 26 gusht – 2 shtator, kurse provimet pranuese do të mbahen më 4 dhe 5 shtator.

Edhe pranimi i studentëve të rinj në nivelin master do të bëhet para fillimit të vitit të ri akademik. Kështu, afati i parë i konkursit do të jetë prej 28 gusht – 14 shtator, ndërsa afati i dytë prej 17-29 shtator.

Më Shumë

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Lajmet e Fundit