Urimi i Nismës në Prizren për Muajn e Ramazanit

Nisma për Kosovën në Prizren shpreh urimet më të përzemërta për besimtarët e fesë islame, për muajin e madhërishëm të Ramazanit dhe njëherit të gjithë besimtarëve të besimit islam , ua përcjellë dëshirën që harmonia, gëzimi dhe solidariteti të dominojnë në mesin e secilës familje. Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaj i sakrificës njerëzore dhe se agjërimi duhet të përcillet me vepra humane, duke u solidarizuar më së shumti me ata që kanë nevojë.

“Nisma për Kosoven – dega Prizren vlerëson lartë Bashkësinë Islame të Kosoves, për kontributin që përherë e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin , duke mbjellë dashuri midis njerëzve”, thuhet në urimin e Nismës në Prizren.

“Nisma për Kosovën – dega Prizren fillimisht u dëshiron agjërim të lehtë dhe përmbyll urimin me shpresën se ky muaj i shenjtë i Ramazanit do të na gjejë më mirë , më të begatë në shtëpitë tona dhe mbi të gjitha më të përkushtuar në ndërtimin e një shteti me vlera demokratike”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prof. dr. Xhafer Beqiraj Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore,...

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

Lajmet e Fundit