16.8 C
Prizren
E premte, 2 Qershor, 2023

Vdes ish-kryetari i KB Prishtina

Klubi i Basketbollit Prishtina, ka dhënë një lajm të keq duke njoftuar se mbrëmë në orët e vona ka ndërruar jetë ish kryetari dhe anëtari i bordit të kësaj skuadre, Veton Kajtazi, shkruan “Zeri.info”.

Njoftimi i KB Prishtina:

Të dashur qytetarë të Prishtinës dhe adhurues të Klubit të Basketbollit Prishtina,

 

Me dhembje të thellë ndajmë me ju lajmin e hidhur se para pak çastesh ndërroi jetë ish kryetari dhe anëtari i bordit të klubit Veton Kajtazi.

Vetoni mbi 3 dekada ishte ndër kontribuesit më të mëdhenj të klubit tonë dhe të tij të zemrës. Mendja dhe zemra e tij gjithmonë punonin për Prishtinën. Intelekti dhe kultura e jashtëzakonshme që zotëronte e kanë veçuar personalitetin e tij në çdo situatë, madje edhe në ditët më të vështira të funksionimit të klubit, për të cilin nuk kurseu asgjë nga vetja.

Energjia, pozitiviteti dhe konstruktiviteti që ai rrezatonte në çdo çast e kanë bërë të jetë njëri nga njerëzit më të dashur dhe më të respektuar të klubit, pikërisht ashtu siç e ka njohur një qytet i tërë i Prishtinës.

Humbja e tij do ta lë një zbrazëti të madhe tek të gjithë ne. Mbi të gjitha do të na mungojë zotnillëku dhe buzëqeshja e tij.

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes lutemi që shpirti i Vetonit të pushojë ne paqe!.

Vdes ish kryetari i KB Prishtina, Veton Kajtazi

Më Shumë

Ky pritet të jetë largimi i parë nga Malisheva

Skuadra e Malishevës ka arritur të sigurojë mbijetesën në Superligën e Kosovës. Malisheva me trajnerin Bylbyl Sokoli përmbushi pritshmëritë dhe tashmë pritet të ketë ndryshime...

Komuna e Prizrenit po bën restaurimin e objektit të vjetër ekzistues të shkollës “26 Marsi” në Landovicë

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se krahas investimeve për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, po vazhdon ndërtimi i aneksit në objektin e SHFMU “26 Marsi”...

Lajmet e Fundit