25.8 C
Prizren
E premte, 2 Qershor, 2023

Vdes një qytetare nga Theranda, ishte e infektuar me COVID-19

Ka ndërruar jetë një qytetare nga Theranda, e cila ishte e infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi, përmes rrjetit social Facebook, e cila ka thënë se Q.K, e testuar pozitiv me 30 korrik, ishte hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

“Sapo u informova nga qendra operative emergjente nga spitali i Prizrenit dhe me shume keqardhje ju njoftoj se edhe nj? qytetare nga komuna e Therandës e humb betejen me #COVID19, Q.K (1950) e testuar pozitiv me 30 korrik dhe e hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes”.

“Numri i viktimave nga ky virus i fshehtë, arrin në 6 (gjashtë) në komunën tonë. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën, mbajeni maskën, mbajeni higjienën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19”, ka shkruar Kuqi.

Më Shumë

Ndërron jetë ish-kryetari Komunës së Mamushës, Arif Bütüç

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Mamushës, Arif Butuç. Lajmin për vdekjen e  ish kryetarit e kanë dhënë disa familjarë, derisa kanë njoftuar se...

Vazhdojnë pushimet luksoze në Egjipt, kjo është ‘sefaja’ që po e bëjnë Arjola e Adriana

Dy aktoret e njohura shqiptare, Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri, janë shoqe shumë të mira me njëra-tjetrën. Përveç projekteve të përbashkëta në sferën profesionale, ato...

Lajmet e Fundit