Vdes poeti Xhevdet Bajraj

Sot ka vdekur poeti i njohur kosovar, Xhevdet Bajraj, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Fadil Bajraj nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

“Njoftim mortor: sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë vëllai im Xhevdet Bajraj. Për datën e varrimit iu lajmërojmë në ditët në vijim”, ka shkruar ai.

Xhevdet Bajraj (lindur më 1960, në Republikën e Kosovës) është një poet dhe skenarist shqiptar etnik kosovar që ka banuar në Meksikë.

Bajraj iu dha rezidenca në Meksikë si refugjat falë Parlamentit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve që i ofroi opsionet e Francës, Italisë apo Meksikës. Ai iku nga lufta në Kosovë për një Mexico City më paqësore ku ka banuar me gruan e tij dhe dy fëmijët. / KultPlus.com

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Lajmet e Fundit