Vdiq trajneri hero që doli përpara plumbave për të shpëtuar nxënësit në Florida

Trajneri i futbollit, Aaron Feis i cili mbuloi nxënësit nga breshëria e plumbave që po vinin nga një ish-nxënës në Florida, ka vdekur nga plagët e marra.

Ai ka vdekur gjatë operimit, ka njoftuar zyrtarja e shkollës, Denise Lehtio.

“Vdiq ashtu siç jetoi – gjithnjë i vendoste të tjerët para vetes”, ka thënë Lehtio. “Ishte shpirtmirë, njeri shumë i mirë. Vdiq si hero”.

Feis është në mesin e 17 personave që u vranë nga breshëria e ish-nxënësit të shkollës që hapi zjarr në kampusin e shkollës.

Më Shumë

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Zafir Berisha bën thirrje për mbështetje të Ramush Haradinajt në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin...

Lajmet e Fundit