Vëllai i yllit të Kosovës transferohet në Turqi

Futbollisti kosovar mund të luajë sezonin tjetër në Superligën turke. 27 vjeçari po luan me sukses viteve të fundit në futbollin norvegjez

Veton Berisha mund ta vazhdojë karrierën në futbollin turk. Sulmuesi kosovar është bërë objektiv i klubit të Superligës turke, Trabzonspor.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat norvegjeze. Sipas tyre, futbollistin kosovar klubit turk ia ka propozuar Alexander Sorloth, futbollist i Leipzigut, i cili kishte luajtur në Trabzonspor më parë.

27 vjeçari, i cili është vëllai i përfaqësuesit kosovar, Valon Berisha, mund të luajë në të dy krahët në sulm, por edhe si qendërsulmues.

Futbollisti i gjatë 175 centimetra e sheh Turqinë si mundësi ideale për të depërtuar në ligat më të forta evropiane.

Ai i ka kaluar sezonet e fundit duke luajtur në ekipin norvegjez, Viking, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Red Bull Salzburgut.

Në sezonin e fundit i ka zhvilluar 30 ndeshje dhe i ka realizuar 17 gola dhe i ka dhuruar 8 asistime.

Berisha ka kontratë me Viking deri në vitin 2024, por kjo nuk do të shfaqë ndonjë problem.

Më Shumë

Qytetari e quan “xhenaze” kryetarin e Prizrenit, ky i fundit ia kthen: “Nëse ki fare familje, përshëndeti krejt me rend”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes “Facebook”-ut i ka dërguar përshëndetje për të gjithë anëtarët e familjes së një komentuesi, i cili...

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Lajmet e Fundit