Veseli ngushëllon familjen Merxha

Me rastin e vdekjes së Zylfi Merxha, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës gjatë tri legjislaturave (2001-2010), kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ngushëllon familjen Merxha.

“Në emrin tim dhe në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e anëtarit tuaj. Z. Zylfi Merxha ishte shembull i angazhimit të përfaqësuesit të popullit, për komunitetin e tij, për Prizrenin dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke reflektuar dinjitet, besim dhe dashuri e shpresë për njerëzit. Me punën e tij të palodhshme, dha kontribut të çmuar në fushën e legjislacionit të vendit tonë, si dhe në aktivitete të tjera në rrjedhat shoqërore, ekonomike e politike të vendit tonë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit